Gjatë viteve së bashku, çiftet zhvillojnë mënyrën e tyre të grindjes, e cila zbulon shumë për dinamikën e marrëdhënies së tyre.
Çiftet që bërtasin dhe hedhin gjëra duhet të këshillohen me terapistët martesorë, transmeton portal arbresh.info
Mënyrat se si debatoni me partnerin ose partnerën zbulon shumë për ju.
Një dyshe dramatike
Nuk ka dyshim se ka shumë pasion në këtë marrëdhënie, por ka edhe kaq shumë dramë. Kur gjërat ndërlikohen askush nuk është i sigurt. Lajmi i mirë është se ju rregullisht hiqni qafe zemërimin, stresin dhe ndjenjat e tjera negative. Lajmi i keq është se gjërat janë aq shpërthyese sa që ju kurrë nuk mund të merreni vërtet me problemet reale.
Në nuk debatojmë
Kur bëni një deklaratë si kjo, ju jeni duke i harruar nevojat tuaja për shkak të partnerit. Herë pas herë është mirë të shqyrtoni gjërat tuaja dhe të pyesni vetën nëse jeni dakord me të gjitha në marrëdhënien që jeni. Nëse nuk debatoni kurrë, ju vetëm po konfirmoni se nuk keni një identitet individual të integruar, por identifikoheni me marrëdhënien, pohojnë terapistët martesorë.
Debat në analizë
Nëse analizoni me kujdes edhe detajet më të vogla, atëherë kjo është arsye se pse përqendroheni vetëm në anët negative dhe jo në ato pozitive. Për shkak të kësaj, është vështirë që ju të gjeni zgjidhje për problemet dhe në vend që t’i zhdukni ato, ju vetëm sa i rrisni ato. Një qasje e tillë shpesh shoqërohet me dënim, kështu që është më mirë që së pari të pyesni partnerin tuaj se çfarë donte të thoshte me veprimin e tij në vend që të supozoni të njëjtën gjë. Kjo ngjall dialog dhe largon dyshimin që mund të krijojë një grindje të re.
Heshtje
Nëse nuk grindeni kurrë, kjo tregon se diçka është shqetësuese në marrëdhënien tuaj. Tensionet ndihen nga të gjithë rreth jush, gjë që i bën të tjerët të ndihen jo rehat në shoqërinë tuaj. Kjo është një treguas se ju tashmë keni dorë nga gjithçka, që do të thotë se keni më energji për asnjë debat. Është mirë që të thyeni heshtjen dhe të përpiqeni të gjeni një mënyrë të re komunikimi./arbresh.info/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...