Google ADS

Çfarë tregon pozicioni i gjumit për ju

00:23 | 7 Mars 2017
Trina Galanxhi

Pozicioni juaj i gjumi tregon shumë më shumë për ju nga se kishit menduar. Sidomos në qoftë se ju jeni një nga ata njerëz që gjithmonë flenë në të njëjtin pozicion.

Nuk mund të toleroni asnjë ndryshim, sepse në të kundërt nuk do të mundeni të fleni.

Në foton e mësipërme gjenden të ilustruara 4 pozicione e sigurisht ju mund ta gjeni veten tek njëri, por ka dhe njerëz që për t’i zënë gjumi duan një pozicion e më pas gjatë natës shtrihen në një mënyrë tjetër.

Të flesh me bark dhe duar nën jastëkJu jeni një njeri me një personalitet mikpritës. Ndonjëherë, ju nuk jeni shumë të mirë me emocionet tuaja dhe kjo ju shtyn të jeni tepër të ndjeshëm.

A ju duhet të përqafoni diçka?Në qoftë se ju nuk mund të flini pa përqafuar diçka, ju ndoshta i besoni të tjerëve pak më shumë se duhet. Ju jeni miku i besueshëm tek i cili njerëzit mund të shprehin çdo shqetësim.

Drejt si qiri: Ky pozicion tregon se ju jeni një person i qetë dhe i rezervuar. Ju flisni dhe mendoni shumë me veten tuaj. Kjo është një gjë e mirë.

Të flesh në krahë (anësore)Ju jeni shumë i qetë dhe njeri paqësor. Ndonjëherë ju besoni shumë dhe kjo ju sjell probleme.A e keni gjetur veten? Ndërsa pë ata që natën e vënë kokën në jastëk dhe në mëngjes e gjejnë veten tek fundi i krevatit, mund të merret lehtë me mend se si janë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme