Shqiptarët kanë një lidhje aq të fortë me kafenë, sa nuk ka pandemi t’i ndajë. Lokalet janë mbyllur vërtet (RIP), por nuk ka ditë që s’i kujtojmë me nostalgji dhe dashuri. Në mungesë, u jemi kthyer xhezveve dhe bustinave që kemi në shtëpi, por çfarë thotë për ty kafeja që bën në këto ditë të vështira.
Ekspres
Ah, pra ju jeni fatlumët me ekspres në shtëpi? Si është pamja nga piedestali juaj? Gjasat janë që jeni pak të llastuar, ju pëlqejnë gjërat e shtrenjta në jetë dhe s’jeni mësuar t’ju thonë jo. S’ju ka marrë malli për lokalet se kafenë e pini si më e mira në oborr/ballkon me rrezet e diellit me kokë; ju ka marrë malli për shoqërinë.
Kafe turke
Ana e kundërt e ekspresit. Kafeja turke është e lirë, e thjeshtë dhe klasike e pazëvendësueshme. Keni mjeshtëruar teknikat dhe përmasat dhe gjasat janë që e pini me mamin ose nënën. Jeni popullorë dhe të gojës. Për ju, s’ka rëndësi shija e kafesë, por fakti që po pi kafe, ceremonia, momenti.
Mocca
Vija e mesme mes ekspresit dhe kafesë turke. Mocca është mjaftueshëm e sofistikuar (se ka xhezve të veçantë) dhe mjaftueshëm e thjeshtë (se kërkon vetëm ujë) për të kënaqur një njeri të komplikuar si puna juaj. Si natyrë, jeni të tërhequr dhe ju pëlqen shtëpia. Këtë kohë po e përdorni për parë sa më shumë seriale, se zakonisht s’keni kur.
Kafe e gatshme në bustina
Ju nuk pini kafe, ju bëni sikur. Nëse do të tregoheshit të sinqertë me veten, do të pranonit se thjesht doni një çokollatë të ngrohtë ose kakao. Por ja ku jemi. Ju jeni argëtues dhe të çiltër. Nëse dita është e mërzitshme, gjeni diçka për të bërë. Nëse jeni të brengosur, gjeni diçka që ju bën për të qeshur. Gjithë të mirat, me përjashtim të kafesë që pini.
S’mban kafe në shtëpi, s’pi kafe
Ç’bën tërë ditën, fle? S’të marrim vesh.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...