Deklarimi i dashurisë dhe ndjenjave ndaj dikujt në rrjete sociale nuk është më një gjë e madhe.
Çdo herë që hymë në rrjete sociale ne shohim gjeste romantike që i kanë ndarë njerëzit që janë në dashuri. Dhe disa prej tyre jemi edhe ne.
Por shkencëtarët kanë zbuluar se shume çifte munden të e fshehin një pjesë të errëshme të tyre dhe diçka qe duhet ta mendojmë, raporton “Bright Side”.
Shkencëtarët thonë se personat të cilët ndajnë shumë postime dhe foto me partnerët e tyre, nënkupton që këta persona janë të pasigurt në vete.
Është totalisht e shëndetshme nëse ndani kohë pas kohe foto. Për shembull, studimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit që kanë më pak foto në profilet e tyre janë më të kënaqur me lidhjen e tyre dhe ndjehen më të afërt më njëri tjetrin.
Sipas hulumtimeve, studiuesit kanë ardhur në përfundim se ata të cilët tentojnë ta bëjnë me dije lidhjen e tyre në rrjete sociale, ndjehen të pasigurt sa ju përket ndjenjave të partnerit të tyre.
Sipas tyre, një sjellje e tyre mund të shpjegohet nga dëshira për të ngritur vlerësimin e vetës dhe të hidhni poshtë përshtypjet se lidhja e tyre është e dobët.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...