Të gjithë kemi nga një çift në rrjetet sociale që nuk rreshtin së postuari lidhur me atë se sa mirë po kalojnë së bashku.
Është interesante fakti se disa studime sugjerojnë se e kundërta mund të jetë e vërtetë: Zakonet tona të postimeve online janë të lidhura drejtpërdrejt me atë që shkencëtarët socialë e quajnë “dukshmëria e marrëdhënieve”, shtrirja e bërjes publike të marrëdhënieve tona, transmeton portali arbresh.info.
Por sipas një studimi të ri, kjo nuk është gjë e mirë. Postimi i shpeshtë në lidhje me partnerin mund të jetë një maskë e pasigurisë së lidhjes, sipas Personality and Social Psychology Bulletin.
Studiuesit pohuan se njerëzit me stile atashimi të shmangur, të cilët kanë tendencë të distancohen nga partnerët e tyre, do të tregonte dëshirë të ulët për dukshmërinë e marrëdhënieve, dhe ata me stilin e atashimit anksioz, të cilët kanë nevojë për më shumë siguri rreth marrëdhënies së tyre, do të raportonin një dëshirë të lartë për t’u ‘dukur’.
Pasi rekrutuan 108 çifte kolegji për të mbajtur një ditar të përditshëm rreth marrëdhënies së tyre për dy javë, gjetjet e kërkuesve mbështetën hipotezën./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...