Shumica prej nesh e kemi përjetuar xhelozinë në ndonjë moment. Çfarë saktësisht është xhelozia dhe si manifestohet ajo?
Në modelin tradicional evolucionar të psikologjisë, xhelozia manifestohej kryesisht si një reagim ndaj kërcënimit seksual dhe emocional në lidhje. Paraardhësit tanë meshkuj xhelozinë e shprehnin nëse dyshohej se fëmija nuk ishte i tyre, ndërsa femrat e shfaqnin xhelozinë nëse do ta ndienin ndonjë kërcënim emocional.
Xhelozia shprehet në mënyrë të barabartë tek të gjitha kulturat, gjë që sugjeron se përveç rrënjëve gjenetike ajo e ka edhe një komponent të fortë social.
Një nga përkufizimet e xhelozisë e paraqet frikën dhe kërcënimin e humbjes së partnerit. Megjithatë, ky përkufizim nuk mund të jetë i pranueshëm gjerësisht. Për shembull, nëse partneri juaj vdes, me siguri askush nuk do të ndiejë xhelozi. Një tjetër përkufizim më i mirë e përshkruan xhelozinë si frikën se dikush do të na e vjedhë partnerin.
Megjithatë, xhelozia përfshin më shumë se vetë frikën. Njerëzit xhelozë ndiejnë pikëllim, neveri, zemërim dhe emocione të tjera. Xhelozia mund të shfaqet kur nuk ka rrezik real. Partneri mund të jetë xheloz për takimin tuaj me ndonjë mik të fëmijërisë, edhe pse nuk ka asnjë shans që miqësia të zhvillohet në diçka më shumë. Për zgjidhjen e rasteve të tilla duhet ta bëjmë dallimin në mes të xhelozisë racionale dhe irracionale.
Nëse e kemi humbur më herët partnerin për shkak të ndonjë personi tjetër, frika apo xhelozia nuk janë plotësisht irracionale (e paarsyeshme). Reagimi ynë emocional në rrethana të tilla mund të jetë shumë racional dhe i përshtatshëm.
Xhelozia është një ndjenjë individuale dhe atë e përjetojmë të gjithë nëpërmjet një game specifike të emocioneve.
Xhelozia mund të shfaqet për shkak të emocioneve negative të cilat janë rezultat i humbjes së partnerit për shkak të ndonjë personi tjetër, ose nëse ndiejmë se na është bërë ndonjë padrejtësi. Nëse mendoni se më nuk mund ta kontrolloni xhelozinë, ose nëse ju paralajmëron rrethi juaj për këtë, kontaktoni profesionistët e kualifikuar. Xhelozia kronike mund të shkaktojë stres, i cili ndikon negativisht në shëndetin e përgjithshëm.
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, policia njofton për ndë...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës