Çfarë po blejnë më shumë njerëzit këtë periudhë

01:27 | 17 Prill 2020
Trina Galanxhi

Keni dëgjuar shpesh të thuhet se pasi e gjithë kjo të mbarojë, njerëzimin e pret një normalitet i ri. Çfarë do të thotë kjo?! S’mund ta dimë me siguri, por padyshim që përkthehet në ndryshim zakonesh. Ekonomia e botës flet çdo ditë për mbijetesë, shumë njerez kanë humbur punën dhe të ardhurat në xhepat tanë po reduktohen.

Me pak fjalë, njerëzve do t’ju duhet të tregohen të zgjuar dhe praktikë në çdo blerje që do të bëjnë. Harrojini pazaret e veshjeve luksoze apo të gjërave që nuk ju nevojiten.

Pavarësisht sa e pasigurtë duket e ardhmja tani, në industrinë e modës ka disa sektorë ku shitjet janë rritur në mënyrë të frikshme. Të brendshmet dhe rrobave intime po pësojnë boom shitjesh! Veshjet sportive,reçipetat dhe pizhamet janë gjërat që e gjithë bota ka veshur më shumë këtë kohë, por duket se edhe kur izolimi të mbarojë njerëzit do t’i jenë larguar lukseve të panevojshme, duke u bërë më praktikë në blerjet e ardhshme.

Nga ana tjetër, edhe markat po i përshtaten më shumë nevojave dhe kërkesave të konsumatorëve, duke i ofruar më tepër elementë të veshjeve të përditshme dhe rehatshme. Ata që po “vuajnë” më shumë nga ky ndryshim i sjelljes së konsumatorit, janë dizajnerat dhe markat e modës së lartë.

Phillip Lim përshembull, të gjitha veshjet e koleksioneve të sezonit të kaluar po i shet me 75% më pak nga çmimi real, pasi askush nuk po ble marka në këto momente. Sidoqoftë, ekspertët thonë se ky ndyshim sjelljeje është vetëm një fazë.

Sapo situata të përmirësohet, njerëzit do t’i kthehen zakoneve të dikurshme dhe moda e lartë do të frymëzojë sërish.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme