Google ADS

Çfarë nuk mund të ndryshojnë femrat kurrë te meshkujt

23:43 | 15 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Që nga sjelljet te zakonet, te fiksimet dhe paranojat…ja se cilat janë karakteristikat që nuk mund të ndryshoni te meshkujt.

Pavarësisht tentativave femërore për të modifikuar personalitetin e partnerit, ka disa gjëra që i shpëtojnë totalisht kontrollit. Për shembull, kapaku i WC-së, bishtat e cigareve të harruara mbi lavaman, paaftësia për të hekurosur, për të pastruar dhe për të larë enët pa iu drejtuar elektroshtëpiakeve. Për të mos folur më pas për mbivlerësimin e figurës së nënës dhe të miqve, tema këto të paprekshme, pavarësisht çdo prove për të kundërtën.

Më poshtë do të gjeni të renditura faktet të cilat nuk mund t’i ndryshoni kurrë te një partner.

Mbivlerësimin ndaj mamasë

Çdo tentativë për ta bindur se mamaja është një grua si gjithë të tjerat, do të dështojë. Për atë, asnjë (dhe as ju) nuk mund të konkurrojë dot modelin e përsosmërisë të së ëmës. Ndaj, më mirë ia vlen që të dorëzoheni, cilado qofshin cilësitë tuaja, sepse përndryshe keni për të humbur.

Zakonin e të lënit ngritur të kapakut të WC-së

Lënia ngritur e kapakut të WC-së është një zakon i rrënjosur sa te ata, aq edhe te ju, për ta ulur atë. Në të vërtetë është një çështje e nevojave të ndryshme për të dyja palët (kuptohet) ndaj nëse nuk e ndryshoni ju këtë zakon, nuk e ndryshojnë as ata, pasi kjo ka të bëjë me origjinën e veprimit.

Zakonin për të mos bashkëpunuar në “çështjet” shtëpiake

Pavarësisht tentativave për ndryshime në gjeneratat e fundit të meshkujve, punët e shtëpisë mbesin ende “punë femrash”. Edhe kur ju jeni në punë e në karrierë si ai, edhe nëse keni fëmijë, përsëri detyrat më të shumta brenda mureve të shtëpisë, do t’ju mbesin juve. Nuk mund ta ndryshoni këtë fakt. Edhe nëse ndodh një mrekulli, ai nuk do të dijë t’i bëjë punët ashtu si ju. Në këtë mënyrë, do të mbesni përsëri të pakënaqura.

Miqtë

Miqtë e tij janë objekt i privilegjuar i grindjeve, nëse do të dilni kundër, veçanërisht kur kanë shumë vite që njihen, janë më të vegjël se ai, apo janë beqarë; gjithmonë të gatshëm për t’i përfshirë në tundime. Nëse do të provonit t’i ndryshonit, do të ishte një mision i pamundur.

Gjumin pas marrëdhënies seksuale

Kjo nuk është një çështje zakoni më shumë sesa fiziologjike. Dihet se, nëse ne femrat, pas të bërit dashuri, kemi akoma energji për të falur përkëdhelje me ëmbëlsi, ata, bashkëpunëtorë me hormonet, kanë nevojë për një gjumë të mirë çlodhës. Kjo gjë nuk do të ndryshojë fare dhe ju nuk keni pse të mërziteni!

Rrëmujën

Ka edhe ekzemplarë të rregullit dhe tejet efikase. Zakonisht preferojnë t’ia lënë femrës detyrën e organizimit dhe të sistemimit; po me këtë justifikim e lejojnë veten që të kultivojnë pa limit edhe pjesën e tyre kaotike.

Moskorrektësinë

Sa herë ju ka ndodhur që partneri t’ju thotë se nuk do të vonohet shumë kur del me miqtë, apo kur përfundon punën? Shumë herë apo jo, dhe pavarësisht se ju ka kërkuar falje për vonesën e tij për t’ju shoqëruar diku, ai ende nuk e ka ndryshuar këtë zakon të tij. Mos shpresoni se do ta ndryshojë, çfarëdo që të bëni!

Dëshirën për liri

Pavarësisht se ai mund të jetë tip ngjitës, xheloz dhe shumë i dashur pas jush, herët a vonë dëshira për liri do t’i rikthehet medoemos. Kjo nuk do të thotë se do të tradhtojë besimin tuaj, ose do t’ju braktisë, por me siguri do të ketë nevojë për të bërë më shumë pauza vetmie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme