Nëse bëhet fjalë për takimet e para me dikë që je duke e njohur, është mirë që disa veprime që i bëjmë të gjithë, në fakt, të mundesh t’i reduktosh nëse nuk mundesh t’i shmangësh.
Në takimet jashtë orarit të punës, një pjesë e kanë të vështirë të ndahen nga puna dhe vazhdojnë të flasin pa fund për të, pa marrë parasysh që personi që keni përballë mund edhe të mërzitet.
Nga studimet e fundit, të kryera për sjelljen në takimet e para, ekspertët kanë vërejtur se këto janë 5 gabimet që duhen shmangur.
Historitë me ish-in
Ky është një gabim shumë i madh, të cilin shumica nuk e shmang dot. Shpeshherë mendohet se me një lidhje të re, të cilën do ta krijosh duhet të jesh i jesh i sinqertë, por ja që krahas bisedave politike apo fetare, e mira është të shmangësh edhe bisedat për dashuritë e shkuara.
Do apo nuk do, duke i shmangur të tilla biseda, mban me vete një gur rezervë për të parë reagimet e partnerit, por në të njëjtën kohë edhe nuk i tregon atij se ke qenë e varur apo e lidhur (shumë) nga ajo dashuri. Nuk je e zonja që kur biseda të vërtitet rreth kësaj teme, të manipulosh? Sigurisht!
Përdorimi i telefonit
Veprimi më i pahijshëm është pikërisht ky: kur je ulur përballë personit për të cilin interesohesh dhe luan gjithë kohën me telefonin. Dikush të shkruan në Viber, një tjetër në WhatsApp, në Facebook, mjaft! Edhe në ato raste kur ai flet dhe ti bën sikur e ndjek bisedën e tij, ndërkohë që merresh me telefonin, gënjen veten, sepse mendjen e ke më shumë tek ai/ajo që po të shkruan.
Nëse ke vendosur vërtet që të kalosh një drekë a një darkë më dikë, e pakta që mund të bësh është ta lësh mënjanë telefonin dhe të ndjekësh bisedën me interes.
Kush e paguan faturën
Në ditët tona, nuk ia vlen më të presim që një mashkull të tregohet xhentil gjithmonë. Nuk ka asnjë të keqe nëse je ti e para që nxjerr portofolin nga çanta dhe bën pagesën e faturës.
Ka mënyra plot për të provuar nëse ai është xhentil, nuk duket gjithmonë te fatura. Ose, nëse e ke aq merak faturën, atëherë provoje të tregosh pavarësi dhe ai do të këmbëngulë me shumë mirësjellje se pagesën do ta bëjë ai. Dhe në këtë mënyrë i ke shtuar pikë vetes.
Intervista e gjatë
Zakonisht, femrat kanë një dëshirë të tmerrshme për të bërë sa më shumë pyetje. Duan të dinë gjithçka për personin që në takimin e parë, ose në të dytin e shumta. Pastaj, marrin me radhë të njohurit e të panjohurit për të mësuar më shumë. Ky është një gabim i madh.
Është mirë që në takime, edhe pyetjet të jenë fare të natyrshme, sepse kjo lojë pyetje-përgjigje, meshkujve nuk u pëlqen shumë, përkundrazi në shumë raste edhe i bezdis. Krijoje bisedën natyrshëm që ai të tregojë me dëshirë rreth interesave dhe qëllimeve që ka në jetë dhe shmange sa të mundesh pyetjen: ku e sheh veten pas 10-vjetësh?
Ledhatimet
Ky është një gabim që më shumë se femrat, kanë tendencë ta bëjnë meshkujt. Ata janë të parët gati për sulm, pa marrë parasysh se sa afrimitet keni krijuar pas 2-3 takimesh. Nëse qëndrimi yt është i lirshëm dhe jo i kontraktuar, atëherë ledhatimet do të vijnë po aq natyrshëm, pa u sforcuar askush.
Që të mos bësh figurë të keqe pranë personit që ke përballë, mbaj një qëndrim të drejtë dhe jo provokues, në mënyrë që edhe mashkulli më i paduruar, të respektojë zgjedhjen tënde.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...