Mund të jetë bërë kohë që ju jeni miq të ngushtë. Por, miqësia juaj gjithnjë e me shume fillon që të ngjajë me një lidhje romantike. Mos u shqetësoni, ju nuk jen të parët që po u ndodhë kjo gjë.
Ju i besoni njëri tjetrit, ia tregoni sekretet, kënaqeni kur jeni bashke dhe, ngadalë filloni ta kuptoni se kjo që po ndjeni është dashuri.
Unik sot ju sjell një histori të tillë;
Miku im Davidi po më shoqëronte deri tek shtëpia ime dhe hasëm në një situatë të vështirë, ku asnjeri nga ne nuk donte të thoshte lamtumirë. Ishte një mbrëmje e përsosur e vjeshtës dhe ne u ulëm atje në makinën e tij duke dëgjuar shiun të binte.
Pastaj, papritmas thashë: “Po sikur të jesh ti, David?”
E habita veten me guximin tim, por kuptova se ai nuk ishte i sigurt se çfarë dua të them. Pastaj, vazhdova: “Po sikur ne të jemi ‘për njëri-tjetrin dhe pas 10 vjetësh ne jemi ende këtu të ulur në këtë makinë së bashku?”
Ai buzëqeshi duke imagjinuar skenarin tonë, të vjetër dhe të rrudhosur, ende të ulur në makinë, duke dëgjuar shiun, duke qeshur dhe duke mos dashur të dilnim dhe të shkonim në shtëpi.
Pastaj, ai tha: “Unë nuk dua të të lëndoj. Tmerrohem kur e mendoj këtë. “
Unë e shtriva dorën dhe i thashë me lehtësisht: “David, ti nuk do të më lëndosh. Ti je njeriu më i sigurt që kam dashur ndonjëherë. “
Atë natë ishte hera e parë që rrëfyem ndjenjat tona dhe pranuam njëri-tjetrin dhe për veten tonë se si miqësia jonë ka formuar jetën tonë së bashku.
Isha gjithashtu e frikësuar. Unë u shqetësova me mendimin e martesës dhe të gjitha përgjegjësitë që vijnë me të. Por e dija thellë në zemrën time që nëse është një person që unë mund ti them ‘po’ për të dhe të imagjinoj jetën time me të, është Davidi.
Nga miqtë më të mirë u bëmë të dashuruar. Ne shohim njëri-tjetrin çdo ditë, flasim çdo ditë, e duam çdo ditë. Ai është i pari që unë e thërras sa herë që ndodh diçka e mirë apo e keqe. Ai është partneri im në krim. Dashuria e jetës sime.
Ne zgjedhim njëri-tjetrin çdo ditë.
Po, nganjëherë gjërat bëhen të vështira, por ne trajtojmë gjithçka së bashku. Ne e njohim nxitjen dhe kufijtë e njëri-tjetrit. Ne e dimë se çfarë na bën të lumtur, çfarë na bën të qeshim, çfarë na lëndon.
Kjo do të thotë të bie në dashuri me mikun tënd të ngushtë!
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite