Pishinat që shkojmë ne, të paktën në Shqipëri, me siguri që kanë ca ‘njolla’ urine brenda. Në mos nga të rriturit, nga fëmijët. Përveç saj, ka aty shenja të flokëve, djersës, lëkurave të vdekura…të gjitha ato që çlirohen nga trupi kur laget në ujë. E shpifur?! Po por nuk mbaron me kaq!
Një grup kërkuesish nga Universiteti i Pekinit, kanë bërë studime për të kuptuar se çfarë ndodh me ujin kur dikush urinon në të. Sipas tyre, azoti në përmbajtje të urinës reagon me klorin duke çliruar një klorur cianogjeni , një gas toksik.
A është për t’u shqetësuar? Sipas tyre, nuk është rasti për t’u larguar përfundimisht nga pishinat. Përqendrimi i elementëve kimikë në një sipërfaqe mesatare pishine, është aq i vogël sa nuk mund të jetë i rrezikshëm. Në testet e zhvilluara në laboratorët e tyre, shkencëtarët arrijnë në përfundimin se edhe nëse pini pak nga uji i pishinës, nuk helmoheni!
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...