Ky artikull do t’ju bindë shkencërisht mbi rëndësinë e jashtëzakonshme të të fjeturit pastër.
Një pjesë të konsiderueshme të jetës sonë e kalojmë në gjumë, afërsisht një të tretën e saj, shkruan “IconStyle”.
Kështu, orë të tëra na gjejnë mbi shtrat, mbi çarçafët tanë e bashkë me ta edhe mbi papastërti, copëza lëkure apo flokë të grumbulluara gjatë natës.
Ky artikull do t’ju bindë shkencërisht mbi rëndësinë e jashtëzakonshme të të fjeturit pastër. Së pari kujdesuni që këllëfët dhe çarçafët të lahen në temperaturë të lartë dhe të ndërrohen së paku një herë në javë.
Shpërthim aknesh dhe lëkurë e irrituar
Keni vënë re përkeqësime të lëkurës së fytyrës? Shanse që jastëku juaj të jetë i papastër janë të larta. Pa kuptuar, ju e mbështesni kokën mbi bakterie, lëkurë të vdekur dhe sasi yndyrore që lëshoni gjatë natës, çka shkakton bllokimin e akneve. Nëse lëkura juaj nuk duket e lumtur, ndërrojeni këllëfin e jastëkut çdo 2-3 ditë.
Lëkurë e irrituar koke
Lagështia juaj trupore dhe çarçafët e pandërruar prej ditësh janë një habitat perfekt për kërpudhat e njohura si dermatofitet. Këto kërpudha shkaktojnë kruaje të kokës dhe probleme me skalpin.
Infeksion sysh
Nëse e bardha e syve ju është shndërruar në rozë, këtu mund të kenë gisht çarçafët tuaj. Prania e baktereve në shtrat sjell probleme sa i takon shikimit, përfshirë këtu lotim dhe skuqje.
Alergji
Duke mos u kujdesur aq sa duhet për higjienën e shtratit tuaj, mund të bini pre e alergjive apo astmës, si pasojë e pluhurit në çarçafët tuaj. Po kështu problematike është edhe të fjeturit së bashku me kafshën shtëpiake, në rast se nuk mundësoni ajrosjen dhe larjen e kërkuar.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...