Kur kthejmë një gotë të shtunën mbrëma, me siguri që nuk mendojmë se ç’reaksione shkakton në trup alkooli ! Mjafton t’ia kalojmë mirë dhe mos të bëjmë figurë të keqe tek refuzojmë pijet kur e gjithë tavolina është në humor për t’u dëfryer. Megjithatë nëse e dini dhe vetë se nuk ndiheni mirë pas konsumit të alkoolit, duhet të lexoni se çfarë ndodh deri në 24 orë pasi keni pirë vetëm një gotë alkool.
• Një deri në nëntë minuta: Alkooli sekretohet nga stomkau në gjakun tuaj, duket vërshuar me shpejtësi në të gjithë trupin tuaj, përfshirë muskujt dhe trurin tuaj.
• 10 Minuta: Trupi tani do të reagojë ndaj substancës së re, duke u mundura ta nxjerrë nga trupi sa më shpejtë të jetë e mundur! Kjo është për shkak se alkooli është si helm për trupin tuaj, kështu që në vend që ta ruajë atë si me ushqimet dhe pijet e tjera që konsumoni, organizmi do ta shkatërrojë dhe do të synojë ta eliminojë shpejt.
• 15 minuta: Stomaku do ta përpunojë alkoolin duke prodhuar dehidrogjenazë, një enzimë që kthen alkoolin në substanca toksike, duke përfshirë acetaldehidën së bashku me kimikate të tjera. Kjo është një nga arsyet pse ndiheni keq një ditë më vonë pasi keni konsumuar alkool. Më vonë, alkooli konvertohet në acid acetik dhe jeni ende të vetëdijshëm, por nëse vazhdoni të pini dhe mëlçia juaj nuk mund të përballojë sasinë e lartë të alkoolit, do të deheni.
• 20 minuta: Alkooli do të ketë një efekt emocional mbi ju, duke ju bërë më të lumtur apo duke ju shkaktuar ndjenja të tjera. Fizikisht, do të ndiheni shumë mirë.
• 45 Minuta: Ky është piku kur efekti i alkoolit arrin kulmin e tij në gjak.
• 46 deri në 59 minuta: Do të ndjeni nevojën për të ikur në tualet, kjo sepse alkooli është diuretik. Pirja e vazhdueshme do t’ju dehidratojë. Nëse nuk pini ujë gjatë kohës që konsumoni alkool do të ndjeni dhimbje muskujsh dhe koke.
• 12 deri në 24 orë: Efekti i alkoolit në trup do të ketë përfunduar , por ju do të keni dhimbje koke, etje, marramendje! Zakonisht, këto simptoma shkaktohen nga dehidrimi dhe gjatë kësaj kohe, trupi juaj ende po përpiqet të rikthejë ekuilibrat në organizëm.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...