Për shumë njerëz, dita nuk mund të nisë po nuk konsumuan një filxhan kafeje. Kafeja është e mirë për shumë arsye, ju zgjon në mëngjes, pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet nervore dhe atë të kujtesës, shmang plakjen e parakohshme, qetëson dhimbjet etj.
Së fundmi, ekspertët e shëndetit kanë zbuluar se konsumimi i kafes mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë.
Por, nëse ajo pihet me stomakun bosh, ka efekt shkatërrues në organizëm. Kafeina në stomakun bosh mund të “bëjë kërdi” në traktin digjestiv. Kafeja, edhe ajo me pak kafeinë, stimulon prodhimin e acidit hidroklorik që në mungesë të ushqimit, mund të dëmtojë pjesën e brendshme të stomakut. Ajo mund mund të shkaktojë ulcerë në stomak ose probleme me tretjen. Shumë kafeinë mund të shkaktojë gjithashtu ankth, dridhje, luhatje humori etj. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që të pini kafe pasi të keni ngrënë ushqim.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...