Google ADS

Çfarë ndodh me bakteret nëse lani rrobat në 30 dhe 40 gradë?

09:53 | 27 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Mikrobiologët këshillojnë që rrobat të lahen në të paktën 60 gradë, gjë që është veçanërisht e vërtetë për rrobat e fëmijëve sepse fëmijët janë më të ndjeshëm dhe imuniteti i tyre nuk është gjithmonë i zhvilluar plotësisht.

Edhe pse larja e rrobave në temperatura më të ulëta mund të duket si një ide e mirë, por edhe më miqësore me mjedisin, disa kërkime e kanë hedhur poshtë idenë dhe kanë thënë se rrobat duhet të lahen akoma në temperatura pak më të larta, transmeton portal arbresh.info

Sipas shumë studimeve, rrobat që lahen në temperatura të ulta mund të transmetojnë baktere të tilla si Escherichia coli, e cila jeton në lëkurën tonë dhe në trup, në një temperaturë prej 37 ° C. Kjo do të thotë se një temperaturë e ulët prej 30 ° C nuk do t’i vrasë ato.

Për këtë arsye, mikrobiologët këshillojnë që rrobat të lahen në 60 gradë.

Gjithashtu, ata këshillojnë që sa herë lani rroba, duhet të largoni edhe bakteriet e mbetura në lavatrice. Gjithmonë, pas pastrimit të rrobave duhet të ndizni temperaturat në 90 gradë dhe ta pastroni lavatriçen bosh me pak sodë buke./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme