Çfarë ndodh kur një burrë gjen “të duhurën”? Truri i tij shpëlahet nga oksitocina…
Oksitocina – Hormoni dhe substanca kimike në tru, e njohur gjerësisht për rolin që luan në dashuri dhe për ndihmën që jep në lidhjen e të porsalindurit me nënën, është gjithashtu përgjegjëse për faktin se i bën partneret më tërheqëse sesa të huajat për sytë e meshkujve edhe në rastet kur bukuria është e njëjtë.
I publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave, studimi përfshiu 40 meshkuj të rinj, të gjithë pjesë e një marrëdhënieje më të gjatë sesa gjashtë muaj dhe që pretendonin se ishin çmendurisht të dashuruar me partneret e tyre.
Një skaner truri analizonte efektet që jepte shikimi i fotove të të dashurave, grave që i njihnin, por nuk kishin lidhje romantike dhe efektet e shkaktuara prej fotove të grave që nuk i kishin parë kurrë.
Teksa kjo ndodhte, burrave iu kërkua të thithnin oksitocinë nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes dhe një ilaç tjetër që nuk sjell asnjë efekt mjekësor, por që u jepet pacientëve që duan të mendojnë se janë nën kurë mjekësore.
Fotografitë ishin kombinuar në mënyrë të tillë që femrat, të cilat merreshin si krahasim, të ishin po aq tërheqëse sesa partneret e personave vullnetarë në studim.
Vlerësimet e bukurisë ishin bërë nga vëzhgues objektivë dhe të specializuar.
Te burrat që kishin marrë oksitocinë, rajonet e trurit që i përkonin kënaqësisë dhe dëshirës treguan aktivitet të madh teksa shikonin fotografitë e të dashurave, e kundërta ndodhi me fotot e femrave që nuk i njihnin.
Disa nga këto rajone të trurit u aktivizuan edhe kur meshkujt panë foto të grave që i njihnin, por me të cilat nuk ishin të përfshira në lidhje dashurore.
Megjithatë, shenjat që truri i tyre dha, nuk ishin aq të fuqishme sa në rastin e parë.
Kjo tregon se ata i dëshironin më shumë partneret e tyre, se çdo femër tjetër.
“Kjo është vërtet intriguese”, thotë Leri Jang (Larry Young), profesor i psikiatrisë në Universitetin Emory, në Atlanta, i cili nuk ishte i lidhur me studimin.
Kërkimi i mësipërm është i pari në llojin e tij që tregon rolin e hormonit në monogaminë te njerëzit, pasi studime të mëparshme e kanë vërtetuar këtë gjë te mamalët e tjerë.
Mënyra sesi funksionon monogamia ka qenë për shumë kohë një mister biologjik…
“Monogamia seksuale te njerëzit është shumë e kushtueshme për meshkujt”, sqaron autori i studimit, dr. Rene Hurleman, profesor i psikiatrisë në Universitetin Bonn të Gjermanisë.
Ai, së bashku me kolegët e tij, kërkuan të kuptonin më mirë se cilat ishin disa nga kontribuuesit kimikë që ndikonin në praktikë.
Vetëm tre për qind e mamalëve janë monogamë dhe kjo pjesë e vogël tregon faktin se nga një perspektivë e thjeshtë biologjike, ka më pak kuptim që meshkujt të tërhiqen nga dëshira për ta hedhur farën e tyre në sa më shumë partnere të mundshme.
“Kur burrat morën oksitocinë, shkalla e tërheqjes ndaj partneres u rrit ndjeshëm krahasuar me vlerën e interesit që treguan ndaj femrave të tjera”, thotë Hurleman.
Meshkujt e studimit nuk ishin në dijeni të faktit se po silleshin ndryshe, për shkak të oksitocinës. Në fakt ata nuk e dalluan ndryshimin mes oksitokcinës dhe ilaçit pa efekte mjekësore.
Të dyja substancat kanë pasoja të ngjashme tek organizmi që i konsumon.
Ajo që është e qartë, është fakti se oksitocina luan një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e monogamisë nga meshkujt.
Në një studim tjetër, të bërë nga të njëjtët kërkues, u zbulua se meshkujt në lidhje monogame mbanin largësi më të madhe fizike nga femrat tërheqëse, sesa meshkujt beqarë.
Jang rekomandon se oksitocina mund të ketë një efekt të dyfishtë, nuk i bën partneret aktuale më tërheqëse, por frenon interesin ndaj partnereve të tjera të mundshme.
Psikiatri thekson se ka raste kur meshkujt krijojnë aq shumë afeksion ndaj të dashurës së tyre, me të cilën i lidh pasioni i fortë, saqë shpesh mund të tregohen agresivë ndaj femrave të tjera.
Oksitocina është substanca që trupi e çliron gjatë puthjeve, përqafimeve, orgazmës dhe momenteve të tjera intime.
Kështu, nëse po kërkoni t’ju qëndrojnë besnikë, duhet të ushtroni sa më shumë nga aktivitetet e mësipërme, pasi do të nxisni monogaminë te partneri.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...