Google ADS

Çfarë mund të ndodhë nëse vishni të njëjtat këpucë çdo ditë?

01:18 | 28 Janar 2021
Trina Galanxhi

Veshja e këpucëve të njejta për çdo ditë nuk është e mirë për ju apo këpucët tuaja, sipas një studimi nga prodhuesi i madh amerikan i këpucëve “Allen Edmonds”.

Studimi tregoi që këpucët duhet të ndryshohen çdo ditë, sepse në atë mënyrë këpucët do të zgjasin më gjatë, transmeton portali arbresh.info

“Mënyra më e mirë për të zgjatur jetën e këpucëve tuaja është t’i ndryshoni to çdo ditë dhe të kujdeseni për këpucët pas çdo veshjeje”, thuhet në studim.

Kur vishni të njëjtën palë këpucë çdo ditë, djersa nga këmbët tuaja mblidhet në to dhe nuk arrin të thahet. Kjo është arsyeja pse këpucët ndryshojnë formën me kalimin e kohës.

Kjo ndodh sidomos me këpucët e lëkurës, të cilat preken më shumë nga djersa, sepse i përdredh ato dhe i bën ato më të ndjeshme ndaj plasaritjes, për të mos përmendur erën e keqe.

Një pasojë tjetër e djersës është krijimi i baktereve dhe kërpudhave, të cilat prishin higjienën e këmbëve tuaja. Përveç kësaj, pushimi është i nevojshëm për këmbët tuaja.

Veshja e të njëjtave këpucë për ditë ushtron presion në të njëjtat pika në këmbë, dhe për pasojë mund të përjetoni deformime serioze.

Herën tjetër kur të dilni për të blerë  një palë këpucë, thjesht mbani mend këtë dhe dilni për të bërë pazar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme