Shpallja e dënimit me 7 vite burg bëri që Martin Shkreli të përlotet në sallën e gjyqit. Ai ka kërkuar burg të sigurisë minimale, më pak të ashpër se burgjet e sigurisë së lartë, ku mbahen kriminelë të rrezikshëm.
Gazetari Seth Ferranti, në një shkrim për Vice, ka pyetur të burgosur amerikanë se si mendonin se do të trajtohej në burg ai që u quajt si njeriu më i urryer në SHBA.
Një i burgosur njujorkez, i dënuar me burgim të përjetshëm, thotë se nëse Shkreli përlotet edhe në burg, jeta e tij s’do të jetë e lehtë. Kur dikush qan në burgjet amerikane për kushtet e reja të jetesës, kjo merret si fyerje nga të tjerët. Lotët e vetëm që tolerohen janë për raste vdekjeje apo pafajësie.
Të burgosur të tjerë thonë se duke qenë se njihet si i pasur, Shkrelit do t’i kërkojnë para në këmbim të mbrojtjes. Atij do t’i duhet të shpenzojë shumë që ta bëjë gjumin i qetë.
Megjithatë, shumica e të burgosurve mendojnë se gjendja financiare do t’i mundësojë Shkrelit një jetë të rehatshme në burgjet e sigurisë minimale, ku kushtet janë mjaft të mira./tch/
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...