Google ADS

Çfarë mendojnë shenjat e horoskopit pas intimitetit

11:15 | 9 Tetor 2018
A. B.

AKREPI i zjarrtë: Prit pak të gjej çelësin që t’i heq zinxhirët…

Çfarë mendojnë pas seksit Peshoret e pavendosura, Peshqit emocionalë, Ujorët fantazues, Luanët vetëbesues dhe shenjat e tjera?

Argëtohuni duke lexuar në vazhdim dhe binduni a ka të vërtetë në gjithë këto.

DASHI i padurueshëm: Nuk ka lodhje, rundi i dytë menjëherë!

DEMI i palodhshëm: Ka zgjatur vetëm dy orë e gjysmë, me siguri mendon që ka qenë tepër shkurtë. Do të ha diçka dhe sërish do të bëjmë seks.

BINJAKËT e painteresuar: Ku mbeti teledirigjuesi? Do t’i kontrolloj edhe e-mailat. A më ka kërkuar ndokush?

GAFORRJA romantike: Kur do të martohemi? Janë të krijuara vetëm për njëri-tjetrin.

LUANI vetëbesues: Jo se do të lavdërohem, mirëpo askush nuk është më i mirë se unë. Do ta vendos pasqyrën në tavan që të mund të shikoj aksionin.

VIRGJËRESHA praktike: Duhet patjetër të laj çarçafët. Ka pluhur nën krevat, mundemi menjëherë t’i pastrojmë.

PESHORJA e pavendosur: Ishte super, mbase edhe jo. Mbase me siguri po. Me siguri jo.

AKREPI i zjarrtë: Prit pak të gjej çelësin që t’i heq zinxhirët.

SHIGJETARI i distancuar: Më vjen mirë që jemi shoqëruar. Mos më thirr, unë do të të thërras ty.

BRICJAPI i disiplinuar: E përfunduam në afatin e planifikuar. Jemi shkëlqyeshëm, mirëpo mund të jetë edhe më mirë. Besoj në përparimin tonë.

UJORI fantazues: Të shkojmë tani në shtëpi dhe mundemi ta bëjmë edhe një herë atje.

PESHKU emocional: Po ndiej që jemi afruar në nivel shpirtëror. Forca e dashurisë sonë më bën të qaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme