Të gjithë muslimanët e festojnë kurban bajramin, ose kanë dëgjuar për këtë festë por një pakicë e di filozofinë e tij.
Para shumë shekujsh një profet i nderuar me emrin Ibrahim, luste Allahun, Krijuesin e tij, që t’i dhuronte një fëmijë: “Zoti im, më dhuro (një fëmijë) prej të mirëve!” (Kur’an, Safat: 100)
Nga dëshira për të pasur një trashgimtar kalonte një pjesë të madhe të kohës duke u lutur…. Kaluan kohë dhe dëshira nuk po i plotësohej. E shoqja e Ibrahimit i dha leje Profetit Ibrahim të martohej me shërbyesen që kishin, për të pasur një fëmijë… E kështu u vendos që Ibrahimi të martohej përsëri. Pas martesës së tij, Zoti i dhuroi një fëmijë të urtë e të sjellshëm: “Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm)”(Safat 101)
Po në këtë kohë Allahu i dërgon ëngjëjt që ta përgëzojne Ibrahimin edhe më një djalë tjetër, po këtë herë me Sarën, bashkëshorten e parë. Kur arriti moshën për t’u angazhuar në punë Ismaili, djali i parë i profetit Ibrahim, babai i tij kishte parë një endërr ku urdhërohej të bënte kurban Ismailin. “Dhe kur arriti ai (Ismaili) që së bashku me të (Ibrahimin) të angazhohej në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djali im, kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të të flijoj. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, kryeje atë që urdhërohesh, e do të më gjesh, nëse do Allahu, prej durimtarëve!” (Safat 102)U sprovuan që të dy baba e bir për durimin; Ismaili u tregua shumë i butë ashtu si e përshkroi vetë Allahu në Kur’an “Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjellshëm)”(37/ 101)
të dy iu dorëzuan urdhrit të Allahut: “E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe ai e përmbysi atë në fytyrë (në ballë)”. (37/ 103)
“Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!”( 37/ 104)
“Ti tani e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!”.( 37/ 105)
“Vërtetë, kjo është sprovë e qartë”(106)
“Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm”.(37/ 107)
“Dhe ndaj tij lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm”. (37/ 108)
Mjaft bukur e sqarojnë ajetet e Kur’anit ngjarjen e kurbanit, gjithkush nga ne e di se nuk do të jetojë përjetësisht në këtë botë, por harrojmë shpejt, përse vallë harrojmë shpejt? Përse edhe ne s’i bëjmë kurban Ismailët tanë? Çdokush nga ne ka një Ismail për ta bërë kurban ose më shumë: gjërat, mjetet, apo personat që i duam më shumë se Krijuesin tonë dhe harrohemi në to saqë harrojmë se na ka krijuar një Zot dhe se para Tij duhet të japim llogari. E gjithë kjo harresë nuk e dëmton Krijuesin tonë, sepse Ai e gëzon fronin e Tij – duam apo s’duam ne, adhurojmë apo nuk adhurojmë fare – por Ai gjithmonë na tërheq vërejtjen, na dërgon mësues (të dërguar, Profetë) dhe Imamë që gjithë kohën që do jemi në këtë botë të mësojmë se kemi një krijues dhe se Ai Krijues na don pa interes, dhe në çastet kur gabojmë nuk na mban mëri e në cdo moment që i pendohemi sinqerisht Ai na mëshiron. Hazreti Ibrahimi e ofroi për kurban Ismailin e tij, ne e dimë shumë mirë se Krijuesi ynë nuk dëshiron t’i bëjmë kurban ndokënd e as ndonjë berr, por ajo çka Ai dëshiron nga ne është sinqeriteti. Vetë Allahu i dërgoi dashin Hazreti Ibrahimit, që ta bënte kurban dhe në Kur’an Allahu thotët: “Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm.”(37/ 107)
“Dhe ndaj tij lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm”. (37/ 108)
Sprovën e kaloi Hazreti Ibrahimi por për të gjithë ne u la përkujtim që të marrim mësim, e ky nuk është asgjë tjetër vetëm se mësimi i kur’ban bajramit, i dashurisë që tregon Allahu ndaj krijesave të Tij, dhe mësimi që Allahu dëshiron të japë për gjithë njerëzinë se sa Bujar dhe Mëshirues është Ai. Pra me pak fjalë kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtja e nefsit që gjithmonë kërkon të jetë para. Mos harroni motra dhe vëllezër, nëna dhe baballarë se Ismaili ynë mund të bëhet dhe një kokerr molle ose dicka më e vogel se molla që ne nuk arrijmë ta bëjmë kurban.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...