Google ADS

Çfarë ju bën seksi sipas shenjës së horoskopit

11:21 | 21 Korrik 2017
Arbresh.info

Është e çuditshme sesi ndonjëherë dukeni seksi edhe pa u përpjekur fare. Sepse të qenit seksi ndonjëherë do të thotë të tërheqësh dikë me një veprim jo të qëllimshëm dhe që ju bën të jeni të parezistueshëm. Çdo shenjë horoskopi ka diçka që e bën seksi, prandaj hidhni një sy shenjës suaj dhe zbuloni çfarë ju bën seksi.

Dashi – Është super seksi mënyra si ju pranoni të ndërmerrni rreziqe pa pasur frikë. Ju merrni vendime të mëdha pa iu dridhur qerpiku. Mënyra si ju nuk bëni kompromise për objektivat tuaja ju bën shumë, po shumë seksi.
Demi – Ju gjithmonë mbani erë të mirë, flokët tuaj, trupi. Edhe kur nuk keni vendosur parfum, aroma juaj deh dhe kjo ju bën seksi.

Binjakët – Kur ju duket diçka për të qeshur ju qeshni me shpirt. Ju nuk nënqeshni, por e lini veten të çliroheni duke qeshur me të madhe dhe kjo ju bën të jeni shumë seksi.

Gaforrja – Kur ju i hapeni të tjerëve dhe tregoni ndjenjat tuaja, bëheni shumë seksi. Edhe mënyra si i dëgjoni të tjerët me vëmendje ju bën seksi.

Luani – Ju jeni të mirë edhe me njerëzit që nuk i njihni. Kur i trajtoni njerëzit me respektju i bëni ata për vete dhe dukeni shumë seksi.

Virgjëresha – Ju dukeni seksi kur i futeni punës për diçka. Ju i bëni gjërat të ndodhin. Gjithashtu kur vendosni syze dukeni shumë seksi.

Peshorja – Zëri juaj ju bën shumë seksi, edhe nëse thoni vetëm Përshëndetje apo Mirupafshim.

Akrepi – Ju jeni seksi në gjithçka që bëni, kur jeni në punë apo në klub, kur jeni duke lexuar një libër apo kur jeni me nerva.

Shigjetari – Shprehja e fytyrës suaj ju bën seksi. Ju ju lexohet çdo emocion në fytyrë, nga gëzimi tek zhgënjimi dhe kjo për disa arsye ju bën seksi.

Bricjapi – Është seksi mënyra si ju nuk hezitoni për të marrë vendime. Ju dukeni të fortë dhe të pavarur. Gjithashtu edhe mënyra si i zgjidhni problemet ju bën seduktiv.

Ujori – Kur ecni këmbëzbathur në shtëpi, apo buzë detit, ju bën seksi. Dukeni natyralë dhe ju nuk mendoni se çfarë thonë të tjerët për ju. Jeni unik dhe kjo ju bën shumë tërheqës.

Peshqit – Gjërat e mira që bëni pa kërkuar çmim ju bëjnë seksi pasi ju nuk prisni asgjë në shkëmbim. Mbase disa njerëz nuk i vënë re këto gjëra që bëni ju, por ata që i shohin i dukeni shumë seksi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme