Google ADS

Çfarë i tërheq në të vërtetë femrat tek trupi i një mashkulli?

14:16 | 4 Prill 2017
Arbresh.info

Studimi, i publikuar në revistën Evolution and Human Behavior, ka zbuluar se femrat i tërheqin më së shumti meshkujt që kanë karakteristika të triadës së zezë, narcisizmi, makiavelizmi dhe psikopatia.

Sado që mund të tingëllojë e çuditshme, femrat i preferojnë meshkujt e “këqij”, dhe jo lajkatarët e zgërdhirë, sipas studimit. Gjithashtu, studimi u bën thirrje meshkujve të mos jenë të qeshur, por të vrenjtur.

Studimi tjetër i publikuar në Journal of Neuoscience tregoi se djersa e mashkullit i eksiton seksualisht femrat, duke shkaktuar rrahje të përshpejtuara të zemrës dhe ngritje të niveleve të hormoneve të stresit.

Kjo e hedh poshtë besimin se meshkujt duhet të mbajnë aromë sikur sapo të kenë dalë nga dyqani i Clavin Klein, me qëllim që femrat t’i bëjnë të çmenden pas tyre. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ata duhet t’i hedhin xhelet e dushit dhe deodorantet dhe ta neglizhojnë higjienën personale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme