A janë të lumtur fëmijët kur marrin grumbuj ëmbëlsirash ose lodra, ose kur i lini të bëjnë atë që duan?
Asgjë nuk i bën fëmijët më të lumtur se vëmendja e prindërve. Kjo është arsyeja kryesore se pse është e nevojshme që të kaloni edhe atë pak kohë që keni me ta. Fëmija pëlqen të marrë njohje për çdo përpjekje që ka kryer, transmeton portal arbresh.info
Fëmijët duan të shohin prindërit dhe presin që kur ata bëjnë një gjë, të marrin lëvdatat e duhura nga prindërit. Prindërit që i japin lëvdata çdo suksesi dhe përpjekjeje të fëmijës së tyre, e bëjnë atë të lumtur dhe kanë një efekt pozitiv në forcimin e vetëbesimit të tij.
Çfarë thonë psikologët?!
Psikologët theksojnë se, nëse një prind dëshiron të ketë një fëmijë të mirë, ai duhet t’i sigurojë atij një mbështetje të vazhdueshme, dhe kjo arrihet me lëvdata, vëmendje dhe shpërblime.
10 emrat më të përdorur për fëmijë gjatë 2020-ës
E tërë kjo do të thotë, që nëse një fëmijë bën gabime, nuk duhet që ta kritikoni, por duhet t’i tregoni fëmijës se si duhet bërë gjërat në rregull.
Megjithatë, që të shpërblesh një fëmijë nuk do të thotë që të bleni dhurata të shtrenjta, por mjafton një puthje ose një fjalë e bukur. Nuk ka fëmijë që të mos jetë kurioz. Absolutisht çdo fëmijë eksploron, përjeton gjëra të reja dhe emocionuese. Për ta arritur këtë, mjafton ta çosh në park dhe t’i tregosh gjithçka që është atje.
Vendosja e rregullave
Mund të tingëllojë e çuditshme, por fëmijët pëlqejnë që prindërit e tyre të vendosin disa rregulla. Nëse i thoni fëmijës tuaj që duhet të lajë duart pas lojës, atëherë jini konsistent dhe kthejeni atë në banjë sa herë që dyshoni se ai nuk e bëri atë.
Nëse i kërkoni të pastrojë lodrat, atëherë lani enët menjëherë pas drekës, sepse në këtë mënyrë do t’i tregoni fëmijës një shembull të një rregulli të thjeshtë./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...