Një shëtitje e gjatë, bashkë me një dietë të shëndetshme dhe gjumë të rregullt, mund të të ndihmojnë të jetosh një jetë të shëndetshme.
Të mjaftojnë vetëm 15-30 min ecje në ditë për të përmirësuar gjithë gjendjen e përgjithshme të trupit dhe shëndetit tënd. Mbi të gjitha, është diçka që e bën falas, është shumë e thjeshtë dhe kërkon vetëm një përpjekje të vogël. Më poshtë do të mund të lexoni një listë me përfitimet që kemi prej të ecurit përditë në këmbë:
Ndryshime cerebrale pozitive
Sipas një studimi, ushtrimet aerobike, si ecja, parandalojnë demencën e parakohshme, riskun për t’u prekur prej sëmundjes së Alzhaimerit, si dhe përmirësojnë shëndetin mendor. Për të mos folur edhe për reduktimin e stresit dhe çlirimin e një sasie më të lartë të endorfinave në gjak.
Përmirësimi i shikimit
Edhe pse mund të mendohet se sytë janë gjëja e fundit që mund t’i lidhësh me këmbët, mendohet se të ecurit ndihmon shumë për shikimin. Mund të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e glaukomës duke ulur presionin intraokular.
Parandalimi i sëmundjeve kardiake
Sipas “Shoqatës Amerikane të Zemrës”, të ecësh normalisht është po aq efikase sa vrapi për të parandaluar sëmundjet kardiake, apo iktusin. Ecja ndihmon në uljen e presionit të lartë, si dhe të nivelit të kolesterolit duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Rrit volume pulmonare
Ecja është një ushtrim aerobik që rrit fluksin e oksigjenit në gjak dhe ndihmon gjithashtu në rritjen e volumeve pulmonare duke rritur thellësinë e frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes. Kjo gjë parandalon dhe zhvillimin e shumë sëmundjeve pulmonare.
Efektet pozitive në pankreas
Mund të duket e vështirë për t’u besuar, por ecja mendohet se ndikon në uljen e riskut për zhvillimin e diabetit. Në një studim ku janë përfshirë një numër i konsiderueshëm personash që ecnin mjaft minuta përditë në këmbë, u vu re një tolerancë rreth gjashtë herë më e mirë e glukozës, krahasuar me ata që bënin një jetë më sedentare.
Përmirësimi i tretjes.
30 minuta ecje përditë jo vetëm që reduktojnë riskun për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë, por të përmirësojnë edhe tretjen dhe kalimin e ushqimeve nëpër zorrë, duke reduktuar edhe mundësitë për zhvillimin e konstipacionit.
Shtimi i tonusit muskular
Shtimi i tonusit muskular dhe rënia në peshë (në rastet e mbipeshës) mund të arrihen lehtësisht me anë të ecjes. Praktika e të bërit rreth 10.000 hapa në ditë mund të konsiderohet si një kohë e shpenzuar në mënyrë efektive në palestër.
Kocka dhe artikulacione më rezistente
Ecja mund të sigurojë stabilitet më të lartë artikular, të parandalojë humbjen e masës muskulare, të parandalojë osteoporozën dhe rrjedhimisht të reduktojë edhe riskun për fraktura, shkruan bota.al. Shoqata e reumatologëve sugjeron rreth 30 minuta ecje në ditë për të reduktuar dhimbjet artikulare.
Një mendje më e qetë dhe e relaksuar
Nëse ecja ndihmon në përmirësimin e simptomave të depresionit tek pacientët me depresion, imagjinoni se sa mirë bën ajo në përballimin e situatave të vështira në jetë. Një shëtitje me një mik apo me një person të dashur mund të përmirësojë në mënyrë të dukshme humorin.
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...
Lela: Gresa protagoniste, u përplas me të gjithë banorët (VI...
Hamza për Thaçin dhe Veselin: Mungesa e tyre ka qenë një god...