Çfarë i ndodh trupit në të 30-tat

22:38 | 27 Maj 2017
Trina Galanxhi

Mosha është thjesht një numër, por megjithatë fakti që mosha e trupit ndryshon është thjesht shkencë.

Për kuriozitet, ja disa ndryshime që ndodhin kur arrini 30 vjeç.

Ngadalësohet metabolizmi

Sigurisht që e keni menduar se kur kemi qënë adoleshent, mund të hanim edhe tre pjata makarona e të mos fitonim as një kilë më tepër? Epo, sipas The America Council on Exercise, norma metabolike bazë bie afërsisht 1 ose 2 për qind në dekadë.

Teksa trupi prodhon më pak hormon të rritjes, të mbushësh 30 vjeç do të thtoë që tonifikimi i muskujve tuaj bie dhe mund të shtoni në peshë shumë lehtë.

Pikërisht shtimi në peshë në të 30-tat ndodh edhe për shkak se në këtë moshë kemi një punë sedentare, duke djegur më pak kalori.

Të tjerë faktorë të stilit të jetesës të çojnë në stres, duke çliruar hormonin që nxit depozitimin e yndyrës në trup.

Bie fertiliteti
Fertiliteti tek femrat nis të bjerë rreth të 30-tave, 32 vjeçe fillon rënia dhe 35 fillon të bjerë edhe më shpejt.
Gjithashtu dhe për meshkujt fertiliteti bie, dhe lëvizshmëria e spermrës zvogëlohet vazhdimisht mes moshës 20 dhe 80 vjeç, që do të thotë se është më e vështirë për çiftet për t’u çiftëzuar.

Por nuk është kaq keq, mund të jeni ende të lumtur
Rreth moshës 30 vjeç, personaliteti ynë është më i vendosur dhe njerëzit janë më të kënaqur me veten.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme