Google ADS

Çfarë i bezdis femrat dhe meshkujt kur ndajnë shtratin së bashku

15:06 | 1 Shtator 2017
L G

Shumë gjëra të bukura ndodhin kur jemi çift. Shoqëri, miqësi, dashuri, dhe fakti që dikush mendon dhe ndjen për ty. Për këto përfitime kanë një farë kostoje si për shembull ndarja e shtratit me partnerin. 

Në kohët e lashta kur shtëpitë nuk kushtonin aq shumë sa sot, çiftet e klasës së mesme flinin në dhoma të ndara. Tingëllon pak si një veprim i ftohtë por në fakt ishte një zgjedhje e të dyve, përveçse në rastet kur bënin dashuri.

Le te jemi te sinqerte. Është fat ta duash aq shumë një njeri sa të lejosh të zërë një pjesë të madhe në krevat. Për këtë qëllim, Mattress Enquirer anketoi 1.000 njerëz në Britani duke i pyetur se si u ndjenë kur ndanë shtratin e tyre me partnerin.

Tipari më i urryer është kur partneri të merr batanijen natën, e ndjekur nga partnerë që të vështrojnë gjithë natën, kur ti po flen gjumë. Lëvizjet e shumta në krevat u listuan në vendin e tretë. Megjithatë ka edhe gjëra të mira që ndodhin aty….

Mëngjesi në shtrat u rendit në vendin e parë e pasuar nga zgjimi me puthje dhe buzëqeshje.

Pyetësori gjithashtu tregoi mbi tolerancën që kishin burrat dhe gratë ndaj bezdisë nga lëvizjet e partnerit gjatë natës. Kështu rezultoi se gratë janë më pak tolerante ndërsa burrat nuk e kishin dhe aq bezdi lëvizjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme