Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm në ditë, prandaj edhe yjet i kushtojnë shumë vëmendje.
Sipas studimeve të shumta, konsumimi i rregullt i mëngjesit është pika kryesore për energjinë e plotë gjatë tërë ditës, shkruan portal arbresh.info
Ajo që shumë njerëzve u intereson se ku e marrin të famshmit energjinë e tyre, ka të bëjë edhe me konsumimin e mëngjesit, të mbushur me vitamina dhe protein.
Më poshtë do mësoni se çfarë konsumojnë Rita Ora, Victoria Beckham dhe Kourtney Kardashian çdo mëngjes.
Rita Ora
Këngëtarja britanike me origjinë shqiptare e fillon ditën e saj me të njejtëin mëngjes. Për revistën “People’ ajo ka theksuar se çdo mëngjes ha vezë me samlon. Vezët mund të jenë të ziera, të fërguara, por gjithmonë shkojnë bashkë me salmon dhe nuk mungojnë asnjëherë në mëngjesin e saj.
Victoria Beckham
Këngëtarja që më vonë filloi u bë disajnere e famshme e modës, ka theksuar se ka kontaktuar me një dermatolog pasi kishte probleme me lëkurë. Ajo ka vizituar një mjek në Kalifornia, i cili i kishte thënë asaj që të konsumonte salmon çdo ditë. Ai i kishte sugjeruar asaj salmonin për mëngjes, drekë ose darke, në mënyrë që problemet me lëkurë të zhdukeshin. Që atëherë, salmoni nuk mungon në tryezën e saj.
Kourtnery Kardashian
Motra e Kim Kardashian, Kourtney ka theksuar se në mëngjes ha një lugë gjelle gjalpë. Ajo e shkrin atë dhe e pi në mëngjes dhe më pas nuk han asgjë për 20 minuta. Sipas saj kjo ndihmon në energjinë e ditës dhe në marrjen e yndyrave që mbajnë trupin në formë. Sipas saj, kjo është gjëja e parë që duhet konsumuar në stomakun bosh./arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...