Mënyra si perceptoni realitetin që ju rrethon ndryshon nga personi në person, ndonëse shqisa e të parit është e njëjtë për të gjithë. Tashmë e keni mësuar këtë gjë duke u bërë pjesë e lojërave të mendjes dhe imazhit që bëjmë vazhdimisht në Living.
Të njëjtën gjë ju ftojmë të bëni dhe tani, të perceptoni dhe të shquani se çfarë fshihet në foton e mësipërme: një burrë apo grua. Përgjigjja juaj mund të zbulojë shumë për karakterin tuaj. Vazhdoni në faqen tjetër:
1.Një grua: Në qoftë se fytyra e parë që shquani është fytyra e një gruaje, na vjen keq t’ua themi, por jeni shumë larg të qenit detajist, detajiste ndonëse kjo nuk duhet interpretuar domosdoshmërisht si diçka negative.I shihni gjërat vetëm në planin e tyre sipërfaqësor, aq sa ndonjëherë mund ta vlerësojnë edhe si menefregizëm qasjen tuaj për të mos depërtuar në brendi të situatave, në të vërtetë juve thjesht respektoni hapësirën e privatësisë së çdokujt. Keni lindur për të qenë shpirt i lirë, nuk ju pëlqejnë t’ua cënojnë atë dhe bëni të njëjtën gjë edhe me lirinë e tjetrit. I beson instikteve, nuk hini dorë lehtë nga ëndrrat dhe projektet. Jeni të vendosur, luftarakë kur bëhet fjalë për gjërat konkrete, por jo për emocionet. Frikësoheni para tyre dhe shpeshherë stepeni e nuk e lini veten të lirë.
2.Një burrë: Në qoftë se fytyra e dytë që shquani është fytyra e një burri, atëherë keni shumë arsye për ta quajtur veten me fat. Keni një shqisë të gjashtë, një sens nuhatjeje që nuk ju lë kurrë në baltë. Jeni shpirti i festës, i zyrës dhe familjes, natyra dinamike dhe e drejtpërdrejtë është një ndër ato cilësi që i bën të tjerët t’ju duan sa më pranë vetes. Në qoftë se do të duhej të përzgjidhnim një epitet për të përcaktuar karakterin tuaj ato janë ndershmëria dhe vendosmëria. Për ju jeta është një sfidë e vazhdueshme, por në çdo moment të këtij rrugëtimi keni zgjedhur të tregoheni i ndershëm me veten dhe të tjerët, si dhe të mos dorëzoheni para çdo pengese.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist