Të jesh femra më atraktive nuk nënkupton fustani më i bukur dhe trupi i përsosur. Por, të qenët tërheqëse është diçka me të cilën një person rrezaton. Seksepili mund të definohet si aftësi i personit për t’i tërhequr tjerët. Shumë nga kjo mund të mësohet. Sjelljet, gjuha e trupit dhe komunikimi verbal mund t’ju transformojë e të tjerët të mendojnë ndryshe për ju.
FUTU NË DERËN E MADHE
Disa minuta para se të futesh në ndonjë ndejë, fillo të kujtosh ndonjë situatë nga e kallura ku ke triumfuar. Mungesa e vetëbesimit, shkaku i dyshimeve në vete, është vrasësi më i madh i karizmit. Një lloj i imagjinatës si kjo rrit endorfinën në trup dhe do të rrezatosh me vetëbesimin nga e kaluara.
SI T’I AFROHENI DIKUJT E TA RUANI VETËBESIMIN?
Është natyrale që në mënyrë fizike t’u ofroheni njerëzve që ju pëlqejnë. Depërtoni në hapësirën e tij, rreth 1,2 metra, më pas shikojeni në sy. Kjo shkakton reagim edhe nga ana e kundërt. Por, pas disa momenteve, largohuni prej tij. Kjo strategji e çmend.
PËRFSHIJENI PREKJEN “SPONTANE”
Me siguri e dini se në lojën e tërheqjes duhet përfshirë edhe pak prekje. Rregulli është që prekja t’i përgjigjet asaj që e flet. Fillo bisedën duke e lutur për një shërbim. Edhe nëse bëhet fjalë për një gotë ujë, mjafton për të arritur efektin.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...