Për një kohë të gjatë, mendohej se njerëzit natyrshëm të dobët lëvizin më shumë, kështu që ata mund të hanë çfarë të duan.
Megjithatë, studimet kanë gjetur se në fakt ata lëvizin më shumë, por edhe hanë më pak, transmeton portal arbresh.info
Duke studiuar dietën dhe nivelet e energjisë të 150 njerëzve shumë të dobët dhe duke i krahasuar me 173 persona me peshë normale, ata arritën në përfundimin se njerëzit e dobët në mënyrë natyrale bënin 23 për qind më pak aktivitet fizik dhe kalonin më shumë kohë ulur ose shtrirë.
Ata gjithashtu hëngrën 12 për qind më pak ushqim gjatë dy javëve sa zgjati studimi.
Ata zbuluan gjithashtu se njerëzit më të dobët kishin një metabolizëm më të shpejtë në pushim, gjë që i ndihmoi ata të digjnin më shumë kalori jashtë aktivitetit fizik sesa personi mesatar.
“Rezultatet ishin një surprizë e vërtetë. Shpesh, kur njerëzit flasin me individë shumë të dobët, ata dëgjojnë se hanë çfarëdo dhe kurdo që duan. Por puna jonë ka treguar se ata në fakt hanë shumë më pak se njerëzit me indeksin normal të masës trupore”, tha profesori John Spykman i Universitetit të Aberdeen, i cili drejtoi studimin.
Studiuesit kanë marrë përsipër studimin e metabolizmit të njerëzve të dobët, si dhe të punës së gjëndrës së tyre tiroide, gjenetikës dhe aspekteve të tjera, dhe ata tashmë kanë gjetur disa defekte gjenetike që mund të shpjegojnë pse këta njerëz e kanë më të vështirë të shtojnë peshë.
Rezultatet e studimit thonë se njerëzit e dobët mund të qëndrojnë të tillë edhe pa bërë ushtrime, ndërsa kanë shfaqur oreks më të ulët dhe kolesterol të keq më të ulët në krahasim me njerëzit me peshë normale./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...