Në mendësinë e përgjithshme gjakderdhja duhet të shfaqet vetëm pas aktit të parë seksual dhe konsiderohet simbol identifikues i virgjërisë së një femre.
Ky konstatim është tejet i gabuar dhe bie ndesh me vetë formimin anatomik të vaginës, më konkretisht membranës së saj rrethuese himenit. Forma dhe shkalla e elasticitetit të himenit ndryshon nga një femër në tjetrën. Duke qenë se furnizohet shumë pak nga enët e gjakut, ka mundësi të mos keni fare humbje gjaku, por kjo të përsëritet në raportet e mëvonshme. Sipas OBSH-së, 9% e femrave në të gjithë botën kanë gjakderdhje pas aktit seksual gjatë gjithë jetës.
Një shifër alarmante që ka ngritur alarmin tek të gjitha institucionet e shëndetit publik. Në shumë raste ajo mund të shkaktohet nga thatësia vaginale, por mund të jetë gjithashtu një tregues për diçka më serioze. Nëse vëreni gjakderdhje pas aktit seksual, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje volumit dhe shpeshtësisë së gjakderdhjes. Sa i përket burimit të saj, ajo mund të vijë nga septumi vaginal, qafa e mitrës dhe vetë mitra.
Shkaku i gjakderdhjes mund të jenë edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST) të tilla si HPV, Clamidia, GonoRrea dhe Tricomoniasis, por edhe polipet në qafën e mitrës. Gratë e moshës mbi 50 vjeç janë më të rrezikuara të shfaqin gjakderdhje gjatë dhe pas marrëdhënieve seksuale, si pasojë e rënies së nivelit të estrogjenit./living.al
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...