Fluturat në stomak- ajo nervoza e ëmbël, ankthi, pritja dhe tensioni që pritet të eksplodojë nga çasti në çast.
Shkriheni nga butësia e prekjeve të tij, nga puthjet dhe përqafimet, zemra të rrah shpejtë, gëzim dhe ankth në të njejtën kohë, ndjenja që nuk mund t`i definosh por e di se të kanë elektrizuar. Adrenalina ju bën plot me energji, përplot me emocione të pakontrollueshme, e dini se trupi juaj është në gjendje të jashtëzakonshme dhe nuk keni nevojë as për pushim dhe as për gjumë.
Mirëpo kjo gjendje nuk zgjat shumë pasiqë organizmi nuk mund t`a mbijetojë këtë gjendje nëse vazhdon një kohë të gjatë. Prandaj edhe fluturat fluturojnë, ndonjëherë herë pas here ju bën ndonjë përshtypje se u kthyen mirëpo zakonisht janë brenga dhe dhimbje nga xhelozia, konflikti i mendimeve, keqkuptimet dhe zënkat. Dëshpëroheni duke menduar se fluturat që ikën nënkuptojnë shuarje të lidhjes suaj, por duhet të keni durim.
Kur të kalojë një kohë, kur të njihni më mirë njëri-tjetrin, kur dashuria të pjeket, kur e ndani përditshmërinë muaj për muaj, vit për vit, atëherë do e kuptoni se është dashuri e vërtetë, shkruan femra.net. Do ju vijë një gjendje paqësore në vend të asaj me shqetësime dhe frikë.
Kur i dashuri të ju përqafojë, në vend të ankthit ju kaplon një qetësi, afërsia e tij ju mbush me pasion, tani mund t`i bëni të gjitha gjërat bashkë si në fillim dhe të kënaqeni me praninë e partnerit.
Dashuria është ndjenja që ju bën të jeni si në shtëpinë tuaj, kur pushoni me zënka dhe i jepni liri partnerit, kur vendi më i mirë në botë për ju të jetë përqafimi i tij, kur ju jeni person më i mirë me të se pa të, kur të harroni se si ishte jeta para tij dhe si do ishte jeta pa të, atëherë dashuria juaj ka marrë formën e saj.
Më nuk i dërgoni njëri tjetrit sms me përmbajtje “bleje një bukë”, “mjeshtri nuk do të vijë”, ”lajmërohu tek e ëma jote”; por ndryshimi do marr formën e: “si je shpirt”, “mendoj në ty”, “më mungon”.
Kështu duket dashuria pasi të fluturojnë fluturat në stomak dhe fillon jeta e vërtetë.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...