Fjetja nuk është gjithmonë një proces i lehtë! Për ata që vuajnë nga ankthi, gjumi bëhet shpesh një mision i pamundur! Nuk janë ilaçet apo terapitë e vetmja zgjidhje që ju shpëton nga këto simptoma. Provoni, metodat e reja dhe më efikase që po qarkullojnë rëndom kudo në botë. Quhet “batanija me peshë” dhe është eksperimentuar nga shumë njerëz.
Gazetarja e Mic.com, Melissa Pandika shkruan se këto batanije me peshë speciale, janë krijuar për të menaxhuar në mënyrë efikase ankthin, sepse gjithçka përcaktohet përmes veprimeve dhe marrëdhënies njerëzore. Me përbërje karboni, kjo batanije bën të mundur që ankthi dhe pagjumësia të mbahen në nivele të moderuara dhe aspak shkatërruese. Pyetja fillestare që gazetarja ka bërë me veten është më klasikja: a funksionojnë batanijet me peshë kundër ankthit? A janë ato të paktën një ilaç për të fjetur menjëherë? Në realitet, përdorimet e para të kësaj lloj batanije janë të lidhura me autizmin dhe trajtimin e personave me çrregullime të spektrit të autizmit në krizat hiperstimuluese. Kjo për shkak se presioni i një shtrëngimi ose përqafimi stimulon sistemin parasimpatik për të ulur ankthin, duke shkaktuar relaksim, pushim e madje duke përmirësuar edhe tretjen.
Por nga përqafimi i ngrohtë deri tek të fjeturit gjumë nën një batanije që peshon rreth dhjetë kilogramë apo edhe më shumë, është krejt ndryshe…
Në provën empirike të batanijes me peshë speciale, gazetarja e Mic gjithsesi ka gjetur një qasje relaksi më shumë. “Pesha ka ndikuar direkt në trupin tim dhe rrjedhimisht edhe në mendjen time. Dhe e gjitha kjo ka kuptim duke pasur parasysh që simptomat fizike dhe psikologjike të ankthit tim janë të lidhura”, shpjegoi Pandika, duke i bërë të gjithë të besojnë se këto batanije funksionojnë dhe janë një zgjidhje optimale për të gjithë ata që kanë probleme serioze me ankthin apo pagjumësinë.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...