Unë i kam adhuruar gjithnjë lulet, sidomos lulet e borës, tulipanët dhe zambakët. Trëndafilat jo, janë pak cliché.
Si një adhuruese e madhe e luleve në përgjithësi, jam lumturuar sa herë më kanë surprizuar me një buqetë me luledielli dhe margarita, por le të themi se më shumë jam lumturuar kur vetë kam dhuruar buqeta me tulipanë. Thënë kjo që nuk do ta mendoja dy herë për t’i dhuruar një gruaje që ka sapo ka sjellë në jetë një fëmijë një buqetë me ngjyra pastel (rozë ose blu), por ja që rastësia deshi që të njihesha me një dhuratë jo fort të zakontë, por në të njëjtën kohë shumë të veçantë dhe mbi të gjitha e personalizuar dhe që hyn në punë.
Siç mund ta keni vënë re në Instagramin e Anabel Media, Zona Follow ka shërbyer si një formë panairi virtual, ku vetë ndjekësit kanë sugjeruar faqe interesante që meritojnë vëmendjen e të gjithëve. Një ndër më të veçantat ishte edhe faqja @_luleborecreation_, e cila kurohet nga Farete, një grua shqiptare nga Maqedonia e Veriut që jeton prej kohësh në Zvicër. Dhuratat që Faretja propozon janë me pak fjalë “torta pelenash”.
“Kur isha e vogël më binte në sy që kur vinin miq dhe na sillnin diçka ne fëmijëve, i sillnin në qese letre dhe jo plastike. Si fëmijë më dukej diçka ndryshe nga të tjerat. Gjithmonë jam tërhequr nga gjërat e veçanta, ndryshe. Kur në rrethin tim familjar ka patur lindje bebesh, nuk kam preferuar që si shumica t’u dhuroj prindërve veshje për fëmijë, apo lule. Unë jam vetë nënë dhe shumicën e gjërave gjithmonë e kam blerë vetë, kështu që e dija që askush nuk do t’u thoshte jo pelenave ose mbulesave për bebe.” – tregoi për Anabel.al.
Nisur nga dëshira për dhurata të veçanta dhe të personalizuara, ajo nisi të dhuronte tortat me pelena.
“Me kalimin e kohës, pasi dhuroja tortat me pelena, njerëzit nisën të më sugjeronin që ta ktheja në diçka më shumë se pasion. Njerëzit ua prezantonin dhuratat njëri-tjetrit dhe kështu shtoheshin klientët. Të gjitha dhuratat ndryshe. Për mua ka rëndësi që të mos shes vetëm një model, por që ‘torta me pelena’ të jetë e personalizuar sipas dëshirës. E gjithë e bukura e procesit është gjithmonë rezultati.”
Tortat, keku apo karrocat krijohen hap pas hapi me mbulesa për bebet, aksesorë dhe pelena. E pyetur se çfarë e ka frymëzuar për pasionin e saj, ajo u shpreh:
“Dëshira për të dhuruar ndryshe. Një shprehje thotë: Dhuro atë që do të kishe dashur të ta dhuronin ty. Një dhuratë që ka marrë kohën e dikujt është më me vlerë se një dhuratë që blihet rëndom në market. Dhuratat që bëhen me dashuri, përkushtim dhe pasion janë shumë herë më të veçanta. Nuk i sheh askund tjetër. Lulet janë të këndshme, por një nënë e re ka pafund gjëra për t’u kujdesur pas lindjes. Mos i shtoni edhe sikletin për t’u marrë me lulet.”
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...