Çfarë duhet të veshin femrat shtatshkurtër për t’u dukur më të gjata

16:37 | 6 Mars 2018
Arbresh.info

Nëse do t’i kushtonit pak më shumë vëmendje kombinimit të veshjeve, jo vetëm që outfit juaj do të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve, por ju mund t’i krijoni të tjerëve dhe iluzionin sikur jeni më e gjatë, më e hollë, apo me forma më të lakuara!

Sekretet që Living do të ndajë më poshtë janë për vajzat shtatshkurtër!

E gjithë veshja në një ngjyrë

Nëse do të visheshit nga koka tek këmbët në një ngjyrë, do të dukeshit automatikisht disa centimetra më e gjatë ! Kjo vlen për çdo ngjyrë, por e zeza ka përparësinë që mund të krijojë idenë e një siluete më të hollë.

Pantallona e funde me bel të lartë

Një nga mënyrat më të lehta për t’u dukur më e gjatë është të vishni pantallona apo funde me bel të lartë ! Ky truk do të krijojë idenë e këmbëve më të gjata. Fundet sigurohuni të jenë të shkurtër dhe të jenë të kombinuar me çizme të gjata.

KËPUCËT në tonalitetin e lëkurës pa rripa në kyçin e këmbës

Këpucët me ngjyrë, në tonalitetin e lëkurës krijojnë idenë e këmbëve të gjata, ndaj ekspertët rekomandojnë që këto të fundit të mos i blini me rripa që krijojnë ndarje.

Vishni xhaketa të shkurtra

Ja një tjetër iluzion optik për ty. Ashtu si pantallonat me bel të lartë që theksojnë belin tuaj dhe një xhaketë e shkurtër do të bënte të njëjtën gjë.
Çantat e mëdha nuk bëjnë për ju, ndaj zgjidhni gjithnjë ato të voglat!

Një çante gjigante mund të bëjë një trup të imët të duket edhe më i vogël.
Shmangni veshjet me vija horizontale dhe Vishni vija vertikale pasi kështu do të krijoni iluzionin gjymtyrëve më të gjata./living.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme