Nëse do të nisësh mbarë vitin e ri, duhet të ndryshosh diçka këtë fundvit dhe gjithçka, sipas shenjës tënde të horoskopit:
DASHI
Je një luftëtar Dash, por është momenti të lësh pak mënjanë personazhin e ‘të fortit’ dhe luftimet e kota. Tani është koha për të qenë të kujdesshëm me ndjenjat tuaja, tregohu më i/e ndershëm/e me veten, pasi nuk është gabim të tregosh dobësitë nganjëherë.
DEMI
Ka shumë gjëra në botë për t’u parë Dem. Si mund të kufizohesh vetëm tek ajo që është komode? Të lësh zonën e komfortit do jetë çelësi i suksesit për ty. Mos u mendo dy herë.
BINJAKËT
Duhet të shohësh që të besosh, apo jo? Epo, duhet të ta themi se është një moto e pamundur për ta jetuar kjo e jotja.
2019-a do jetë momenti yt për t’i bërë gjërat të rrjedhin. Ki besim tek universi!
GAFORRJA
Nuk mund të vazhdosh t’i thuash “po” gjithçkaje, ndryshe rrezikon të jesh i palumtur për gjithë pjesën tjetër të jetës. Mund të duket dramatike, por ky është një vit për të vendosur disa kufij. Bëji gjërat për veten, jo për të tjerët.
LUANI
Bëj gjithçka që të bën mirë për mendjen, trupin dhe shpirtin. Kjo nuk do të thotë që duhet të vraposh në palestër çdo ditë. Nis diçka të vogël: bëj diçka që të bën të ndihesh mirë brenda dhe jashtë. Vitit që po vjen do jetë një vit rinovimi si nga brenda dhe nga jashtë.
VIRGJËRESHA
Seriozisht, kur ka qenë hera e fundit që je zbavitur Virgjëresha?
Mbase nuk je personi spontan, por edhe ‘në botën tënde’, ka shumë mënyra për të shfrytëzuar kreativitetin tënd dhe për ta bërë jetën zbavitëse.
PESHORJA
Vërtet të pëlqen puna që bën? Mendo se çfarë doje të beheshe kur ishe fëmijë. A i afrohet sado pak profesionit aktual?
Viti që po vjen do jetë një pikë kthese për karrierën tënde dhe ke shumë vendime për të marrë, ndaj nis që tani!
AKREPI
Ti dashuron pushtetin, apo jo Akrep? Edhe pse mund të jesh i pushtetshëm për momentin, është diçka që të stimulon mendërisht dhe të emocionon.
Duhet të impenjohesh në diçka më pasionale. Lejoji vetes të ëndërrosh pak.
SHIGJETARI
Kjo është koha që t’i përkushtohesh më shumë vetes. Nuk ka nevojë të jesh kudo. Miqve, kolegëve dhe të njohurve të tu do u mungosh më shumë në këtë mënyrë.
Duhet të transformosh jetën tënde shoqërore në mënyrë që të ta ndiejnë mungesën, po aq sa të vlerësojnë prezencën.
BRICJAPI
Punë apo qejf? Je kaq i ndershëm, sa është e vështirë të kuptosh nëse je vetvetja, apo hiqesh i tillë. Këtë fundvit përqendrohu tek vetja dhe tek asgjë tjetër.
UJORI
Të gjithë kemi emocione, sigurisht edhe Ujori. Ndaj, nuk ka asgjë të gabuar nëse qan. Lëre veten të lirë dhe shfryu, kështu do kesh lënë për vitin e vjetër të gjitha gjërat e papëlqyeshme, duke e nisur vitin e ri me pozitivitet.
PESHQIT
Nga se keni frikë? Duhet ta pranoni se në fshehtësi doni të jeni protagonistë të festës. Viti i ri pritet të sjellë miqësi të tjera. Hapeni zemrën tuaj për fillime të reja.
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...