Google ADS

Çfarë duhet të hani për flokë të shëndetshëm?

23:23 | 30 Gusht 2017
Arbresh.info

Njëjtë sikurse lëkura, edhe gjendja e flokëve është shenjë e shëndetit të mirë. Qelizat të cilat i ndërtojnë rrënjët e flokëve kërkojnë furnizim të rregullt të vlerave esenciale ushqyese.

Fillimi i një diete të shëndetshme për flokët do të thotë se do të keni flok më të mahnitshëm.

Ngrënia e ushqimeve të mëposhtme do t’ju sigurojnë flokët të cilat gjithmonë i keni ëndërruar:

Avokado për vitaminë E

Vitamina E i ndihmon folikulat të funksionojnë në mënyrë më efiçiente dhe e përmirësojnë qarkullimin e gjakut për të promovuar rritjen e flokëve.

Vitamina E ndikon edhe në mirëmbajtjen e niveleve të pH-së, ndërsa avokadon mund ta shtoni në sandviçin tuaj apo në sallatë të mëngjesit.

Fruta citrik për vitaminë C

Vitamina C ndihmon në absorbimin e hekurit, prandaj ushqimet me sasi të larta të vitaminës C janë të domosdoshme, transmeton telegrafi.Gjithashtu vitamina C është edhe antioksidantë i cili shpejt përdoret nga trupi.

Burimet më të mira të vitaminës C janë boronicat, brokoli, portokalli, dredhëzat dhe patatet e ëmbëla.

Vezë për biotinë dhe proteinë

Vezët janë të mbushura me biotinë, ndërsa vitamina B nevojitet për rritjen e flokëve dhe shëndetin e përgjithshëm të skalit. Biotina është vërtet e rëndësishme për shëndetin e flokëve dhe mund të merret përmes vezëve, arrave, avokadove, bajameve, salmonit, etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme