Jo të gjitha marrëdhëniet zgjasin përgjithmonë.
Ndonjëherë një çift ia del të shkojë në altar. Ata mund ta bëjnë të funksionojë për disa vite. Ndoshta mund të kenë edhe fëmijë, por herët ose vonë, për çudinë e askujt, e gjejnë veten përpara një gjykatësi duke kërkuar divorcin.
Megjithatë para se të ndërmerrni hapin e madh, bëni mirë të diskutoni këto gjëra me burrin ose gruan tuaj të ardhshëm/ardhshme.
FËMIJËT
Përpara se të bëni zgjedhjen për të qenë me dikë, bëni mirë të shtroni çështjen nëse doni të keni fëmijë ose jo. Ky është një nga diskutimet që duhen bërë përpara martesës, sepse ka ndikim thelbësor në të.
KU DO TË JETONI
Një bisedë e pashmangshme: vendi ku do të jetoni. Meqenëse do të jetë vendbanimi juaj i përbashkët, një bisedë paraprake për të thurur ëndrrat dhe për të marrë parasysh vendin e punës, diskutojeni mirë vendin përpara se të martoheni.
FINANCAT
Llogari bankare të ndara apo të përbashkëta? Kush do të paguajë çfarë fature, si do t’i ndani shpenzimet dhe çfarë parash do të hiqni mënjanë për kursim – këto nuk duhet t’i lini pa diskutuar.
NDARJA E PUNËVE NË SHTËPI
Nuk do të dëshironit të përfundoni me dikë që ju kërkon të bëni çdo punë shtëpie. Bisedoni për ndarjen e punëve përpara se të jetë shumë vonë./living.al.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League