Kur lëkura e yndyrshme është gjenetike është e vështirë që yndyra të mbahet nën kontroll apo të trajtohet. Megjithatë duhet të dini që duke ndryshuar paksa rutinën tuaj të përditshmërisë do t`i bënit një nder të madh lëkurës tuaj.
Duhet të keni kujdes me përkujdesin e lëkurës dhe produktet që vendosni në të dhe gjithashtu nuk duhet të nënvlerësoni dietën. Ushqimet që konsumoni ndikojnë menjëherë në lëkurën tuaj.
Shmangni ushqimet e pashëndetshme si të skuqurat, të paketuarat apo ushqimet që përmbajnë shumë sheqer. Kini kujdes me produktet që vendosni në fytyrën tuaj. Është e rëndësishme të përdorni produkte me bazë uji dhe jo vaji, si dhe produkte që lexojnë ‘noncomedogenic’, të cilat nuk bllokojnë poret.
Ekzistojnë një numër i madh produktesh natyrale që mund t`ju ndodhen në shtëpi dhe që do t`ju ndihmojnë për reduktimin e yndyrës, siç janë: mjalti, domatet, vaji i jojobës, aloe vera, limoni apo edhe maskat me argjilë. Megjithatë, duhet të dini që nëse lëkura e yndyrshme shoqërohet me akne të përkeqësuara apo me infeksione duhet të kërkoni patjetër ndihmën e dermatologut.
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi