Të gjithë kanë kufij të ndryshëm në një marrëdhënie.
Për disa njerëz, edhe ndjekja e një ish-it në rrjetet sociale konsiderohet jashtë kufijve, ndërsa të tjerë nuk e kanë problem që partneri i tyre të ketë një llojë marrdhënie me ish-in.
Por një zonë që është paksa gri është flirtimi.
Flirtimi mund të duket në mënyra të ndryshme për njerëz të ndryshëm “i papërshtatshëm” në një marrëdhënie.
Pyetja është si duhet të silleni kur dikush tjetër flirton me partnerin?
Përpiquni të kontrolloni emocionet dhe nëse jepni përgjigjen e duhur, do të dilni me sukses nga kjo situatë. Cila është përgjigjja e duhur?
1. Studio fillimisht rrethanat
Analizo nëse ja vlen të reagosh duke vëzhguar më parë kontekstin e situatës. Mbi të gjitha, kujto se nuk është faji i partnerit tënd nëse dikush përpiqet të flirtojë me të. Pse të harxhosh kohë dhe nerva?
Le ta supozojmë se është diçka momentale dhe ndodh para syve të tu, si për shembull: një bisedë e gjatë mes tij dhe dikujt tjetër gjatë një feste, ose ca të qeshura mes tyre dhe kushërinjve të tu. Në këto raste e mira është të mos reagoni. Askush s’po bën asgjë pas krahëve. Thjesht po kalojnë mirë.
2. Nëse është flirtim i lehtë, përdore në favorin tënd
Situata të tilla përgjithësisht gjenerojnë xhelozi sepse ne kuptojmë që partneri ynë shijon vëmendjen e dikujt tjetër.
Në vend që ta tregoni me inat sa xhelozë po ndiheni, tregohuni të zgjuar dhe përdoreni në interesin tuaj. Nëse dikush tjetër po shijon shakatë dhe bisedat e tij do të thotë se ka diçka tërheqëse aty.
Kujtojani vetes dhe motivohuni për të punuar fort me lidhjen tuaj. Me pak fjalë, kjo situatë do t’ju ndihmojë për të zgjuar sërish fluturat.
3. Në flirtimi zgjat dhe bëhet më intensive, shihni reagimin e tyre
Supozojmë se personi që flirton me partnerin tënd është prezent në jetën e tyre çdo ditë; mund të jetë kolege pune, apo shoqe/shok fëmijërie. Kjo i përkeqëson paksa gjërat duke i bërë fare të rehatshme. Në këtë pikë, shih si i përballon ai/ajo të tilla flirte. Nëse nuk ia kthen dhe përpiqet të ndryshojë bisedë ose të përfshin ty brenda tyre, është e qartë që nuk ka vend për të reaguar aty për aty. Ai/ajo po bën gjithçka duhet.
4. Tregoji partnerit si ndihesh dhe çfarë mendon
Ka shumë gjasa që edhe partneri yt të vendoset në siklet nga të tilla situata, por thjesht janë shumë të turpshëm ose thjesht s’dinë si të reagojnë për ta ndaluar. Ose ose, thjesht nuk e kupton sa po të besdis diçka e tillë.
Prandaj, mos aludo asgjë dhe tregohu i sinqertë me të.
Pyete në lidhje me personin tjetër, shpjegoji çfarë mendon dhe kërkoji të parandalojë nëse ndodh sërish. E mira është që forma e gjuhës së përdorur gjatë bisedës të jetë paqësore. Dramat s’do t’ju ndihmonin.
5. Momenti për t’u përballur me flirtuesin/en
Jemi në rastet ekstreme kur asnjë nga këshillat më lart nuk ka funksionuar. Kur ai/ajo s’di të ndalojë, mund ta marrësh veç dhe të përballesh.
Nëse dikush nga koleget e tua vetëm qesh me tët shoq, prek krahun e tij në mënyrë të përsëritur dhe nuk i ndahet për asnjë moment reago. Sigurisht nëse mendon se gjeste të tilla janë të qëllimshme.
6. Ktheji sytë nga marrëdhënia jote
Edhe pse s’është faji i tij/saj që dikush flirton është komplet situatë tjetër nëse partneri e pret krahë hapur dhe vazhdon ta shijojë vëmendjen. Në këtë rast, qartësohu me veten dhe prano që faji s’është i personit tjetër.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...