Puçrrat duket se dalin nga hiçi, por në fakt një sërë faktorësh ndikojnë në shfaqjen e tyre. Mungesa e higjienës, produktet e makeupit, prekja e vazhdueshme e lëkurës, agjentët ndotës etj ndikojnë në cilësinë e lëkurës, por lajmi i mirë është se nëse ndiqni një rutinë të caktuar para se të flini puçrrat do zhduken brenda natës.
Nëse puçrra është e kuqe dhe me reliev, mund të thahet brenda natës nëse mbi të aplikoni krem me përmbajtje Hydrocortisone! Këto kremra janë enkas për puçrrat aktive, por kini kujdes sepse nuk duhet përdorur në sasi të mëdha! Ky krem mund të hollojë shumë lëkurën duke nxitur shfaqjen e puçrrave të tjera. Kremrat me përmbajtje acid salicilik, acid glycolic ose benzoyl peroxide do t’ju shpëtojnë nga puçrrat e befasishme.
Aspirina është një derivat i acidit salicilik dhe mund të zbehë pamjen e një puçrre brenda natës.
Thjesht lagni një pambuk me disa pika vaj nga pema e çajit (e gjeni në dyqan me emërtimin TeaTree Oil) dhe me të lyeni puçrrën.
Kujdes: mos e përdorni pasten e dhëmbëve
Është e vështirë të parashikohet se si lëkura juaj do të reagojë ndaj pastës së dhëmbëve dhe për më tepër ky produkt përmban fluoride dhe methnol dhe mund të acarojnë lëkurën.
Mbajini duart larg nga puçrrat
Pickimi i tyre do ta bëjë më të vështirë shërimin dhe kjo mund të çojë dhe në infeksion.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...