Seks dhe vetëm seks? Pa dyshim që jo!
Dëshirat e meshkujve janë më komplekse se aq.Këtu do të gjeni disa gjera që meshkujt do të donin por që nuk guxojnë ti shprehin, ndoshta sepse janë të turpshëm, janë modestë ose shumë krenarë.
1. Ai do që ju ta dini se sa shume ai ndjen për ju
Ai mund të jetë tip i vështirë. Ndoshta me fjalë ai dështon. Por ai dëshiron ju ta dini se sa shumë ai ndjen për ju. Këtë ju mund ta vëreni në sjelljet e tij ndaj jush, ta ndjeni përmes heshtjes së tij.
2. Ai dëshiron që femra të udhëheqë
Ai mund të jete lider i vërtetë por kjo nuk do të thotë që atij nuk i pëlqen që të udhëhiqni dhe ju. Surprizojeni atë….sidomos ne shtrat… Ai do të gjendet i marrosur nën magjinë tuaj.
3. Ai dëshiron të respektohet
Edhe pse mund të duket shumë i ftohtë , brenda vetes ai është shumë i ndjeshëm dhe nuk i pëlqen kur ju e nënvlerësoni atë qoftë dhe me shaka. Ai mund të duket kryeneç por megjithatë ai do që ju ta respektoni për atë që ai është, bashkë me të metat e tij.
4. Ai dëshiron të admirohet
Një mashkull nuk do asgjë më shumë sesa të bëjë partneren e tij të magjepset pas tij. Mjafton që ju ta shikoni me admirim dhe ai do te ndihet shumë i lumtur.
5. Ai dëshiron të jete ju
Ai është i pavarur, por megjithatë ai do që tu shikojë gjithmonë rrotull tij. Më mirë akoma atij i pëlqen kur ju kaloni kohën me të sidomos në shtrat, kur ai është duke parë një ndeshje dhe ti e shoqëron edhe pse nuk dini shumë rreth futbollit.
6. Ai dëshiron të jetë me një grua të bukur
Një mashkull dëshiron që ta admirojë partneren e tij. Kjo nuk do të thotë që ai e admiron partneren e tij vetëm në qoftë se është modele apo bën make-up ai admiron vajzën që ndihet mirë me veten saj mbi të gjitha. Për ta është problem një femër e cila gjatë gjithë kohën shqetësohet pas pamjes së saj të jashtme dhe është e varur nga dietat e shumta.
7. Ai do të inkurajohet
Ai asnjëherë nuk e pranon këtë sidomos përpara meshkujve të tjerë, por megjithatë shpesh dhe ai ka dyshime. Mund të ndodhi që ai të zgjohet në mesnatë dhe shumë mendime ti gëlojnë në kokë. Në të tilla momente ankthi, e ndihmon shumë mbështetja dhe inkurajimi i juaj. Ai ka nevojë që ju ta mbështesni dhe në vendimet që ai merr.
8. Ai dëshiron të ndihet i vlerësuar.
Ai ka nevojë që ju ti thoni “faleminderit”, apo fjalë të tjera të ëmbla të thëna përzemërsisht. Atij i pëlqen kur ju i shprehni mirënjohjen pasi iu ka ndihmuar në diçka.
9. Ai dëshiron ta bëjë partneren të qeshi me shakatë e tij
Ai ndihet shumë krenar në rastet kur ai e bën të qeshë partneren e tij. Ai me të vërtet ndihet mirë kur partneres së tij i pëlqen sensi i tij i humorit .
10. Ai do të ndihet i “dëshiruar”
Nga ju dhe të tjerët, ndonjëherë! Edhe pse ai asnjëherë nuk e pranon këtë sidomos përpara jush, atij i pëlqen të shohë se është i aftë të “rrëmbejë” dhe vëmendjen e një femre tjetër. Gjithsesi, dhe ti asnjëherë mos u druaj ti hedhesh atij shikime provokuese, ai“vdes” për to.
11. Edhe ai ka ndjenja
Nuk është e lehtë që ai të tregojë anën e tij sensitive, megjithatë ka raste që dhe ai do të shfryhet apo të shprehi atë që ndien, madje dhe të qajë. Megjithatë ai nuk dëshiron që kjo të merret si dobësi nga ana e tij apo të konsiderohet si “burracak”.
12. Ai do të relaksohet
Për të fundjavat janë bërë për tu relaksuar. Dhe relaks nuk do të thotë, të shkosh në ndonjë festë, të shkosh në kinema apo të merresh me shtëpinë. Për të relaks do të thotë” të mos bësh asgjë” duke përjashtuar të gjitha planet që mund të jenë bërë më parë.
13. Ai do të qëndrojë ashtu si është
Ai nuk do të ndryshojë për asgjë në botë. Në qoftë se ju përpiqeni që ta ndryshoni atë duke e kthyer në dikë që nuk është mos u habisni kur ai të reagojë negativisht.
14. Ai do të ndjeje se mund tu mbrojë nga gjithçka
Edhe pse ai e pëlqen faktin se ju jeni një grua e pavarur, ai dëshiron të jetë aty për tu mbrojtur sa herë që ju keni nevojë./opinion/
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...