Të jesh besnik do të thotë të mbash dashurinë tënde në duart e tua. Do të thotë të flesh me një person, duke puthur vetëm një person, duke u përfshirë fizikisht me një person.
Dhe shumë më tepër …
Të jesh besnik do të thotë të heqësh adresat dhe numrat e telefonave të flirteve të mundshme, sepse nuk të duhen.
Sepse nuk kemi nevojë për seks apo plane emergjente.
Sepse jemi të kënaqur me personin me të cilin jemi dhe nuk do ëndërrojmë ta tradhtojmë atë.
Të jesh besnik do të thotë t’i japësh fund çdo lloj përfshirjeje shumë intensive.
Do të thotë të bësh të qartë angazhimin ndaj çdo pretenduesi. Do të thotë ta bëjmë të qartë se nuk je as i/e disponueshëm/me, as i/e interesuar.
Të jesh besnik do të thotë të mbash premtimet mbi të cilat bazohet raporti yt.
Të qenit besnik është të jesh i sinqertë me partnerin dhe t’i tregosh për takimet e tua.
Do të thotë të jesh i sinqertë, madje edhe kur e vërteta është e pakëndshme, sepse mendon që personi tjetër meriton të dijë se çfarë ndodh me të vërtetë.
Të jesh besnik do të thotë të dish përgjegjësitë në një marrëdhënie serioze dhe të mos kalosh kufijtë.
Do të thotë të kesh miq, por t’i mbash marrëdhëniet të qarta me të gjithë.
Të jesh besnik do të thotë të mos fshish mesazhe dhe profile sociale, por të flasësh edhe për atraksione të mundshme.
Të jesh besnik do të thotë të mos mohosh një simpati të veçantë, por të flasësh hapur për të kuptuar gjërat së bashku dhe për të marrë vendimin më të mirë.
Të jesh besnik do të thotë të jetosh lirinë e një njeriu me respekt, me qartësi dhe me ndjenjat e të tjerëve.
Të jesh besnik do të thotë të dëgjosh partnerin tënd, ta këshillosh objektivisht, të braktisësh të gjitha paragjykimet dhe të preferosh të vërtetën para çdo gjëje tjetër.
Të jesh besnik do të thotë të mbështesësh zgjedhjet e tjetrit, duke i pranuar ato, duke lënë mënjanë egoizmin. Të ecni së bashku.
Të jesh besnik do të thotë të mos veprosh prapa shpine, të mos kërkosh justifikime të vogla apo të mëdha, të mso gënjesh, as për të mirë.
Të jesh besnik do të thotë të mos e lëndosh qëllimisht partnerin, por të marrësh frymë thellë dhe të vazhdosh diskutimin në një mënyrë të qetë.
Të jesh besnik do të thotë të mos e duash me ndërprerje, të jesh aty, të kujdesesh për të tjerët, duke mos e lënë kurrë duke pritur dhe në heshtje.
Të jesh besnik gjithashtu do të thotë të mos gënjesh veten, të jesh i vetëdijshëm për ndjenjat, t’i konfirmosh ato. Me transparencë, shkruan bota.al. Të jesh besnik do të thotë të jesh i denjë për dashuri. Gjithmonë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...