Nëse keni dilema nëse partneri juaj ju tradhton, sigurisht që do ndjeni se diçka nuk është në rregull- se nuk jeni duke i dhënë mjaftueshëm respekt, dashuri, vëmendje dhe kohë.
Mund që faji të jetë tek ai sepse ndjehet i pasigurtë dhe i pakënaqur andaj ka nevojë që t`ia vërtetojë këtë gjë vetes, një gjë që nuk mund ta bëjë brenda lidhjes. Ka shumë arsye pse njerëzit futen në kësisoj avanturash mirëpo në fund tradhëtia e shkatërron lidhjen dhe gjithmonë del në pah. Ja çfarë i ekspozon meshkujt që kanë aferë, qoftë emocionale apo fizike me një grua tjetër.
Sjellje e pazakontë
Sigurisht që e njihni mirë dhe i njihni modelet e tij të sjelljes andaj edhe e dalloni kur del nga ato. Kur është i zënë me avanturë, mashkulli zakonisht e ndryshon rutinën e tij të zakonshme, qëndron më tepër orë në punë, më tepër kohë në banjo, është i qetë dhe në mendime në vend se të flasë dhe të pyesë si zakonisht.
Kujdeset më tepër për pamjen e tij
Ndryshimet e sjelljes së tij janë të paevitueshme mirëpo kur i shtohet brenga për pamjen e jashtme, afera është gjë e sigurtë. Ndoshta do të ndryshojë stilin e flokëve, mënyrën e veshjes, i duhet më tepër kohë të bëhet gati, fillon të stërvitet dhe të mbajë dietë dhe të kalojë më tepër kohë para pasqyrës. Me një fjalë, fillon të sillet si një adoleshent që niset të pushtojë botën femërore, i pasigurtë në pamjen e tij, i etur për të lënë mbresë.
E tepron me komplimente
Mund të duket kontradiktore mirëpo komplimentet e tepërta në fakt nënkuptojnë ndryshim të sjelljes së zakonshme. Ai mundohet që me komplimente të shmanget nga dyshimet madje edhe të bindë veten se ju jeni ende e rëndësishme për të dhe se duhet të rikthejë stabilitetin e lidhjes. Sjellja klasike e mashkullit nënkupton vëmendje, komplimente, lule dhe darka romantike për të mbuluar fajin e tij dhe të lajë mëkatet e tij.
Është i distancuar
Nëse nuk tenton që të lajë mëkatet dhe të aktrojë të çmendurin, ai do të distancohet. Mbyllet në vete, është i zënë, vetmohet dhe çdo kohë të lirë e kalon me celularin në vend se me juve. Nuk është i gatshëm të flasë hapur me ju, ende nuk e ka të qartë se çfarë bën dhe sa kohë i duhet që të procesojë situatën në të cilën ndodhet. Është i vetëdijshëm se jeton në gënjeshtër dhe se e vërteta do e lëndojë, mirëpo ende nuk ka kurajon që të pastrojë mjegullën përreth tij.
Është më pak i interesuar për seks
Nëse ju nuk iniconi diçka, ai nuk do të fillojë asgjë. Distancimi emocional i shoqëruar me atë fizik është një indikator i fuqishëm i tradhëtisë të cilën nuk mund ta pranojë me fjalë apo ta zgjidh në vetvete.
Ju akuzon juve për tradhëti
Përnjëherë bëhet i vetëdijshëm se atë që ai e bën mund ta bëni edhe ju, prandaj paraqitet posesiviteti, xhelozia, paranoja andaj edhe bisedat me të i ngjajnë marrjeve në pyetje të policisë.
Fillon zënkat dhe akuzat ndaj jush
I pakënaqur nga pozita e tij në të cilën ndjehet i bllokuar, humb kontrollin dhe nuk di se çfarë bën, dhe tërë pakënaqësinë ua adreson juve. Fillon zënka të pakuptimta dhe ju akuzon për gjëra të pavërteta dhe që nuk kanë lidhje me ju,shkruan femra.net. Në këtë mënyrë mundohet që të komunikojë me juve kaosin e brendshëm të tij, nënvetëdija e tij pret që të dënohet andaj edhe sillet tmerrshëm me ju para se të zbardhet se ai është tradhëtar.
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve