Pasi të keni lexuar titullin gjëja e parë që mund t’ju ketë shkuar ndërmend është një vend ekzotik, pushime me familjen, fruta dhe kokteje të shijshme që e zbusin nxehtësinë e diellit, xhiro me jaht…
Nuk është ky qëllimi i këtij artikulli.
Ndërkohë që stina e verës është një justifikim për t’i bërë bisht punës, për njerëzit e suksesshëm është një det për t’u zhytur me kokë në të. Por nuk e kemi fjalën për punën e lodhshme të 9 muajve më pak të preferuar. E kemi fjalën për një verë të menaxhuar mirë, ku punë quhet çdo gjë që ka rëndësi për ju, që ju plotëson dhe ju përgatit për të rifilluar sërish vitin me 365 ditë plot objektiva.
Dhe për të qenë më të besueshëm, Ekonomia Online ju njeh me 6 gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm për një verë sa më efektive:
Ata krijojnë agjendën dhe afatet e tyre
Ndërkohë që njerëzit e tjerë mburren vërdallë me planet e tyre për të ardhmen, njerëzit e suksesshëm i futen punës. Ata e kanë çdo gjë të planifikuar, madje dhe kafen e mëngjesit në orën 8. Dhe çdo objektiv e shënojnë në një fletë apo agjendë së bashku me afatet.
Ata bëjnë një listë me gjërat që nuk pëlqejnë për situatën ku ndodhen
E urreni punën tuaj? Nuk ju pëlqejnë kilet që keni shtuar? Mërziteni sepse nuk keni shumë kohë për t’u argëtuar?
Janë disa gjëra që duhen ndryshuar. Dhe për ta bërë këtë, ju duhet pak motivim. Zgjidhni ato aspekte të jetës që nuk ju pëlqejnë dhe planifikoni çdo ditë diçka për t’i ndryshuar.
Ata nuk bëjnë të njëjtat gjëra pa pushim
Të jesh i suksesshëm nuk do të thotë të heqësh dorë nga argëtimi. Por njerëzit e suksesshëm janë të kujdesshëm me mënyrën se si e shpenzojnë kohën e tyre. Çdo orë është e rëndësishme. Investoni për diçka që ju drejton aty ku dëshironi.
Sigurisht që ndonjëherë mund të ktheni një gotë në klub me shoqërinë, por jo 4 ditë të javës.
Ata vendosin mini-qëllime
Njerëzit e suksesshëm i pëlqejnë shumë mini-qëllimet. Kjo është një mënyrë e mirë për t’u fokusuar derisa të arrihet te synimi përfundimtar.
Por çfarë janë mini-qëllimet? Një shembull do të ishte: të ulesh dhe ta bindësh veten, “Nuk do të lëviz nga kjo karrige pa i lexuar 20 faqe,” apo “Sot, do të bëj 40 pompa më shumë nga hera e kaluar.” Këto janë qëllime ditore që kërkojnë vetëm pak vullnet për t’u realizuar.
Mini qëllimet të ndihmojnë të kalitësh muskulin e durimit dhe të bindin drejt realizimit të objektivave.
Ata “pastrohen”
Të provosh eksperienca të reja është një mënyrë shumë e mirë për të dalë nga zona e komfortit.
Njerëzit e suksesshëm, e shfrytëzojnë stinën e verës për të bërë detox. Qoftë ky një detox ushqimor, digjital apo mjedisor ata e dinë vlerën e pastrimit.
Mos e kalo këtë verë njëlloj si 9 muajt e tjerë të vitit. Ndrysho!!
Ata përfundojnë projektet e mbetura.
Është e rëndësishme që projektet e filluara në pranverë të mbyllen gjatë stinës së verës. Siç thotë dhe një fjalë e urtë: “Punën e sotme, mos e lër për nesër”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...