Dihet që protokolli mbretëror është shumë strikt përsa i përket kodit të veshjes, dhe nuk mund të tolerojë incidente të asnjë lloji. Por, si ia bëjnë Kate dhe Meghan që të mos u ngrihet fustani kur fyren erë, të mos zbulojnë shumë dekolte apo të mos u rrëshqasin takat ?
Kate Middleton përdor shtresa silikoni në mënyrë që të mos i rrëshqasë këmba
Mbatja e takave për një kohë të gjatë mund të jetë sfilitëse për të gjitha gratë, e Kate Middleton nuk bën përjashtim. Në ndryshim nga Meghan Markle e cila zgjedh të veshë këpucë një numër më të madh, Dukesha preferon shtresat e salikonit.
Flokët e kapura topuz i rrinë gjithnjë në vend dhe nuk i del asnjë fije… Sado të përiqeni t’i kapni në këtë mënyrë, nuk do e arrini kurrë nëse nuk i kapni flokët me një rrjetë të hollë ! Po, po..Ky aksesor, është sekreti i dukeshës! Ajo përdor rrjeta të holla, thuajse të padukshme për të mbajtur topuzin në vend pa lëvizur.
Çanta e Lady Dianës
Princesha e Uellsit, njohur ndryshe edhe si Princesha e popullit, është shquar gjithmonë për stilin e saj elegant dhe sharmant, ku krahas ngjyrave bie në sy edhe një element shumë identifikues, çantat e vogla të dorës. Këto çanta, të ngjyrave dhe modeleve të ndryshme, i përkisnin koleksionit të stilistes londineze Anya Hindmarch, e cila kuronte gjithmonë stilin mbretëror të lady D. Por këto çanta nuk shërbenin vetëm për të plotësuar veshjet e saj, ato kishin një funksion akoma më të veçantë. E imagjinoni dot për çfarë bëhet fjalë ? Qëllimi i tyre ishte të mbulonin dekoltenë e princeshës në raste incidentesh dhe të pengonte paparazzët e shumtë.
Në vend që të shtrëngoni këmbët aq sa të keni vështirësi në të ecur, mund të bëni si Meghan Markle apo shumë modele të njohura nëpër botë që i mbajnë këpucët, gjithmonë, një numër më të madh (ndërsa sandalet apo shapkat e sheshta deri në 2 numra më të mëdhenj) .
Gjithësesi, këpucët një numër më të madh ruajnë këmbët dhe parandalojnë formimin e kallove, arsye për të cilën Meghan zgjedh një numër më të madh.
Sipas Myka, themelues i ‘’Beaumont Etiquette’’, dy nuset e familjes mbretërore kanë një truk të thjeshtë për të shmangur këtë gjë: vesh body sipër të brendshmeve. Kjo gjë krijon energji statike dhe bën që fustanet apo fundet pak të hapur, të mos ngrihen lart. Me siguri mbretëresha është shumë e lumtur për këtë gjë.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...