Gjumë, ushqim, apo pak televizor?
Shpesh dashuria pasohet me gjeste që mund ta bëjnë partnerin të ndihet keq. Por cilat janë këto veprime? Le të analizojmë disa prej tyre, të dashura mikesha, për të zbuluar çfarë fshihet në të vërtetë.
DËSHIRË PËR VETMI
Të mbyllesh në banjë, të shohësh televizor ose të pish një cigare. Me pak fjalë, të izolohesh. Psikologët shpjegojnë se ky nuk është një sinjal negativ, edhe pse mund të keqkuptohet lehtësisht, sidomos kur njëri nga partnerët dëshiron ta zgjasë pak më shumë intimitetin. Këshilla? Nëse ndihesh i ose e përjashtuar, mund ta ftosh partnerin/en të shihni një film bashkë.
DËSHIRË PËR NJË FRUTË, ËMBËLSIRË APO NJË PANINE…
Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, madje sipas specialistëve, ushqimi ndihmon në përfundimin e plotë të raportit intim. Ushqimi ka të bëjë me një mesazh simbolik, gjest i cili në mënyrë të pandërgjegjshme mbush “zbrazëtinë” që të lë marrëdhënia seksuale. Të ushqehesh bashkë, është metaforë e “konsumimit”, që përfaqëson vijimin e aktit seksual.
PYETJE
Pas dashurisë, ajo çka tradhton shpesh, është ankthi i shpjegimit. Në të vërtetë, të flasësh apo të pyesësh sesi ishte procesi, mund të shndërrohet në një situatë të ndërlikuar, shpesh një sjellje pozitive nga ana e femrave, por që vë në siklet meshkujt. Një tregues i rëndësishëm është se ndjesia e qetësisë krijon një distancë të sikletshme mes partnerëve, ndaj flitet për ta shmangur këtë pjesë e jo për ta vlerësuar me nota aktin.
SULM ME FJALË
Ndodh, sidomos nëse për njërin nga partnerët raporti nuk ka qenë i kënaqshëm. Agresiviteti është pasojë e një vlerësimi të gabuar ose e një zgjedhjeje të papërshtatshme për të bërë dashuri. Keqkuptimi më i vogël ka të bëjë pikërisht me një pakënaqësi seksuale. Nga ana tjetër, kjo situatë mund të shfaqë edhe një krizë në nivelin e erotizmit të marrëdhënies. Ndaj është e nevojshme që një situatë e tillë të kalohet me qetësi dhe të flitet në çift.
NATËN E MIRË!
Bëhet fjalë për një zakon të zgjedhur nga miliona çifte në planet. Të kthesh shpinën dhe të flesh gjumë pas një raporti seksual, mund të sjellë keqkuptime dhe “të lëndojë” erotizmin. Por edhe nëse nuk është kështu, sipas specialistëve, një gjest i tillë ndërpret komunikimin dhe partneri mund ta marrë si akt refuzimi. Ndaj, edhe nëse jeni të lodhur, lojës së dashurisë i duhet kushtuar vëmendje.
PËRKËDHELJE
Të përkëdhelesh, të bësh masazh, të tregosh histori, janë disa prej mënyrave për të zgjatur kontaktin fizik pasi ke bërë dashuri. Është e rrallë, duhet ta pranojmë, por ndodh që dikush mund ta interpretojë këtë sjellje si një gjest të tepruar dhe mbytës. Por psikologët tregojnë se bëhet fjalë për të kundërtën, pasi këto gjeste pasurojnë seksualitetin dhe shmangin rutinën. Ëmbëlsia dhe përkëdheljet ndihmojnë në tejkalimin e pasigurive.
FORUMI I MESHKUJVE
Eh, sa e vështirë është të marrësh një përgjigje të sinqertë nga ju, miqtë tanë të forumeve! Ne e marrim shumë seriozisht dhe duam që, përmes mendimit tuaj, femrat dhe meshkujt të gjejnë pika referimi dhe përgjigje, të cilat nuk ia themi shpesh njëri-tjetrit në sy. Nëse keni qenë të sinqertë ose jo me pyetjen tonë të radhës, këtë vendoseni vetë ju! “Pasi bëni dashuri me partneren tuaj, çfarë i thoni ose nuk i thoni njëri-tjetrit?”
“Natën!” (F. D)
“Rri e shikoj në sy dhe i them sa më shpesh që të mundem se e dashuroj ose nuk flas fare dhe vetëm e përkëdhel.” (I.C.)
“Ndodh që nuk flasim, vetëm japim puthje dhe përqafime.” (R. M.)
“Kthej kurrizin dhe gjumë.” (E. R.)
“Kur kam pasur të dashur, gjithmonë dashuria me të për mua ishte gjëja më e bukur. Pasi bënim dashuri, ajo strukej në kraharorin tim e më ledhatonte në heshtje. Të njëjtën gjë bëja edhe unë.” (E.N.)
“Dëshiron pak lëng frutash?” (A. S.)
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...