Vera është vetëm pak javë larg dhe të gjitha kemi filluar të mendojmë për rrobat e banjës apo për “trupin e verës”, për të cilin i kemi nisur përgatitjet prej shumë kohësh, edhe pse mund të mos kemi arritur rezultatet e dëshiruara. Disa vazhdojnë përpjekjet e tyre me dieta dhe palestër, ndërsa disa të tjera (si për shembull rasti im) kanë hequr dorë e mezi po presin verën pa e vrarë fare mendjen se si do të duket celuliti i tyre nën rrezet e arta të diellit. Nëse edhe ju bëni pjesë në grupin e dytë, atëherë po ju them që H&M ka menduar edhe për ne! Fushata e re e markës së njohur është menduar për të ndihmuar vajzat ta pranojnë dhe ta duan trupin e tyre ashtu siç është.
H&M ka lançuar fushatën e re publicitare për rrobat e banjës së koleksionit Verë 2019 dhe modelet nuk janë aspak ashtu siç mund t`i kishit imagjinuar. Ndryshe nga ato që mësuar të shikojmë, kjo markë pati një ide të veçantë duke zgjedhur modele “normale” që nuk kanë lidhje me modelet shumë të dobëta që reklamojnë përgjithësisht veshjet e markave të njohura. Modelet e përzgjedhura nga H&M kanë celulit, strija dhe bark, gjëra që janë normale dhe që çdo vajzë mund t`i ketë.
Pavarësisht difekteve të tyre (nëse mund t`i quajmë kështu), këto modele kanë bërë për vete të gjithë njerëzit. Pas epokës së “skllavërimit” të modeleve, shumica prej të cilave në përpjekje për t`u dukur sa më të dobëta për të përmbushur kriteret e markave, kalonin në anoreksi, tanimë mund ta themi me plot gojën se është koha e modeleve të kolme!
Shtëpi të shumta mode prej kohësh kanë vendosur të jenë të hapura ndaj diversitetit. Këtë gjë ka bërë edhe H&M duke përçuar një mesazh shumë pozitiv ndaj të gjitha atyre grave dhe vajzave që janë në luftë me peshoren. Sigurisht pa promovuar obezitetin, kjo fushatë vë në dukje dhe promovon normalen, si për sa i përket atyre që kanë disa kilogramë më shumë, edhe atyre që kanë disa më pak. Një gjetje brilante që të gjithë po e dashurojnë!
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...