Të gjithë duam të njohim sekretin e jetëgjatësisë dhe më në fund shkenca ka dhënë përgjigjen e duhur, të paktën për burrat.
Mosha mesatare e jetëgjatësisë për burrat është 79 vjeç, ndërsa për gratë 82, kjo sepse femrat kanë dy kromozome më shumë.
Por kjo nuk është arsye që burrat të heqin dorë nga një jetë e gjatë dhe e lumtur, kjo varet nga faktorë të ndryshëm kryesisht të lidhur me stilin e jetesës, si më poshtë:
Mund të duket e papërshtatshme ose cenim i privatësisë për shumë gra, por vëzhgimi i gjoksit ka të njëjtin efekt tek meshkujt si vëzhgimi i kafshëve të adhurueshme. I jep ndjesi pozitive dhe kjo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek gjendja shëndetësore.
Çdo burrë do ta dëgjojë këtë, dhe më në fund një arsye shumë e fortë fshihet pas saj. Një studim ka zbuluar se seksi ul vdekshmërinë tek meshkujt me 50%. Ndihmon për të qëndruar në formë, çliron stresin dhe redukton shanset për t’u sëmurë. Gjithashtu ndihmon në çlirimin e serotoninës, hormoni i lumturisë që i bën të ndihen më mirë. Jetëgjatësia mund të rritet nga 3-8 vjet në bazë të numrit të orgazmave të kaluara.
Këtë me siguri nuk e kishit menduar, por burrat e martuar jetojnë më gjatë. Por kjo varet edhe nga mosha në të cilën martohen. Një studim i kryer në 127 mijë amerikanë zbuloi se burrat që martohen pas të 25-ave jetonin më gjatë se ata që martoheshin të rinj.
Duket si progres natyral dhe ashtu është. Pas martesës vjen zgjerimi i familjes. Burrat që kanë fëmijë jetojnë më gjatë se ata që nuk kanë.
Sensi i përgjegjësisë mund të bëjë mrekulli. Një studim i kryer me disa burra të moshuar, provoi se ata që merrnin përsipër të kujdeseshin për një lule, ishin më sociale dhe të vëmendshëm ndaj ndryshimeve në përgjithësi. Mbase prandaj të qenit prindër i bën mirë shëndetit.
Pjesa më e madhe e burrave shtojnë në peshë pasi bëhen prindër, por kjo nuk është domosdoshmërish diçka e keqe. Burrat pak të mbushur nuk janë shumë të rrezikuar nga atakët kardiake apo kanceri i prostatës dhe kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre. Kjo i bën dhe më tërheqës për gratë, që ndihmon me të gjitha këshillat më lart.
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...