Prindër, kur dëgjoni fëmijën tuaj që qan, bërtet dhe insiston që t’i plotësoni kërkesën, mos u nënshtroni. Nuk do të zgjidhni gjë dhe ç’është më e keqja, do ta fiksoni edhe më shumë këtë sjellje të fëmijës tuaj.
Shkencëtarët e shpjegojnë këtë sjellje të fëmijëve si një tregues inteligjence. Fëmija përpiqet të imponohet për të realizuar dëshirat dhe kërkesat e veta.
Prindërit duhet ta marrin me qetësi dhe të mos plotësojnë kërkesën e fëmijës pse qan apo bërtet. Duhet t’i japin të drejtë që mërzitet. Por zgjidhja duhet të ndodhë pasi fëmija të pushojë të qarën apo të bërtiturën.
Prindërit duhet ti thonë: mbaro të qarën dhe më pas flasim për të gjetur zgjidhje. Kur fëmija pushon dhe kërkesa eshte e plotësueshme, plotësojani. Por bëjeni duke i thënë “e shikon, gjërat zgjidhen me fjalë dhe jo me të qarë”. Prindër mos u turpëroni kur skenat ndodhin në rrugë. Ruani qetësinë dhe përsëritni shprehjen: “mbaro të qarën, unë jam këtu me ty. Nuk je vetëm, përpiqu ta qetësosh veten siç e bërë dje”. Pasi pushon, përgëzojeni duke i thënë se radhën e shkuar u desh më shumë kohë për të qetësuar veten dhe të pushoje së bërtituri.
E shikon që po e mëson edhe këtë mundësi që ke për të qetësuar ti vetë veten tënde.
Tek e fundit i rrituri prandaj është pranë fëmijës që ta ndihmojë të arrij vetëqetësimin ashtu siç e ka nxitur të ecë të flasë po ashtu po i mëson të vetëqetësohet. Kështu i mëson fëmijës të mendojë e të zgjedhe e të gjejë forcat e veta për tja dalë.
Edhe një gjë të fundit, mos lejoni të huajt të ndërhyjnë në këtë proces ndërgjegjsimi dhe zhvillimi të fëmijës për veten, qofshin këta edhe gjyshërit./Shkruan Lira Gjika
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend